E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në pesë vjet, 19 mijë viza gjermane në Tiranë

26/02/2005  Qeveria ka bllokuar dhe pezulluar 1500 lejekalimi shengen

Markus Wehner

Frankfurter Allgemeine Zeitung

Por, në Tiranë, hyri një tjetër element në dhënien e vizave, korruptim i zyrtarëve,që shisnin viza, për më shumë se 2000 euro, apo 2610 USD. Si rezultat i kësaj direktive, por edhe korrupsionit, numëri i vizave të lëshuara nga ambasada në këtë vend të Evropës Jugore u rrit shumë. Në vitin 1998, vit që Fischer u bë ministër, ambasada dha 8000 viza. Deri në vitin 2003, në total ishin dhënë 19.000 viza. Problemet dolën në dritë, vitin e kaluar kur dy antarë të Policisë Kufitare Gjermane u dërguan për një shërbim tre mujor në portin e Barit, në Itali.

Mënyrat

"Shqiptarët, përpiqen, në përgjithësi të hyjnë në vendet Schengen, me viza të siguruara me pretekste nga më të ndryshmet dhe jo të vërteta", thotë një nga policët Ata i blejnë vizat në ambasadë, përdorin ftesa të dyshimta të bëra nga shtetas gjermanë. Ftesa të tilla janë të nevojshme për të siguruar vizë dhe blejnë dokumenta që tregojnë se ata planifikojnë të vizitojnë Gjermaninë për arsy tregëtare.

Zbulimi

Policët kufitarë, zbulan një nga rastet qershorin e kaluar, në Bari, pas dyshimeve që iu lindën nga një person i identifikuar si Shkelzen D. Gjatë marrjes në pyetje të D., thanë ata, mësuam se ai e kishte blerë vizën në ambasadën gjermane në Tiranë, për 1.700 euro. Tarifa për një vizë shkon në disa qindra euro. D., tha se ai kishte rënë në ujdi më një zyrtar gjerman dhe një nënpunëse shqiptare të ambasadës. Gruaja i kishte thënë atij se sa do t'i kushtonte marrja e vizës. Pas katër ditësh, ai kishte shkuar në ambasadë me eurot dhe ia dha gruas, e cila i vendosi në sirtarin e tryezës së punës, duke i thënë se gjithçka ishte në rregull. "Urime, ju mund të udhëtoni për në Gjermani si të doni, qoftë me avion, qoftë me traget". Shqiptarët e kontaktuar në portin e Barit apo aeroportin e Mynihut rrëfejnë histori të ngjashme, thonë policët. Ekipi i policisë kufitare kanë përcaktuar se ftesat shiten nga shqiptarët jashtë ambasadës. Skeserët e ftesave i paisin blerësit e tyre edhe me një numër në Gjermani, që të dërgojnë prapa dokumentat. Policët janë të binduar se çmimi mesatar për një rrugë të tillë ishte 2000 euro. Një praktikë e tillë ishte e lehtë për t'u ndalur, sipas thënieve të policëve kufitarë.

Zyrtarët dhe hetimi gjerman në ambasadë

"Në fakt, një praktikë e tillë mund të kapej lehtë, vetëm duke bërë një telefonatë te mikpritësi në Gjermani", tha një prej tyre. Zyrtarët ishin njoftuar edhe nga një nënpunëse e ambasadës se, rreth 600 ftesa të paplotësuara ishin vjedhur. Dokumentat për udhëtime tregëtare shiteshin gjithashtu jashtë ambasadës nga 1-2 mijë euro, kanë vërtetuar ekspertët. Në mënyrë të veçantë, shumë popullore ishte viza e biznesit nëpërmjet kompanisë së ndërtimt "Bau und Dach". Shqiptari, Agim X., kishte një informacion të tillë, por kur u kap nga policia në Bari, u vu re, se shumë të tjerë kishin ardhur po nga i njëjti burim. Më pas ai u kishte pohuar policëve se në vërtetë do të punonte ilegalisht në Itali. Kur e detyruan të kthehej mbrapa, ai u kërkoi një raport justifiues, pasi ndryshe nuk mund të merrte eurot që kishte paguar. Raportet e ekspertëve tundën këmbanat e alarmit në ministrinë e rendit të Gjermanisë dhe, shumë shpejt, dy zyrtarë të ministrisë së punëve të jashtme u dërguan për të hetuar në Tiranë. Një javë pas kthimit të tyre, ata kërkuan nga prokurorët në Berlin, që të hapnin një proçes hetimi mbi korrupsionin e dy nënpunësve të ambasadës, për periudhën që kishin punuar në Shqipëri, pra transferimit të tyre. Prokurorët janë duke investiguar edhe mbi nënpunësin që ka punur më shumë kohë në Shqipëri. Zyrtarët qeveritarë kanë pezulluar 350 viza afatgjata që nuk janë kontrolluar fare, si edhe kanë anulluar rreth 1200 viza, si masë parandaluese. Nuk ishte hera e parë që ekspertët kishin vënë re probleme mbi praktikat e dhënies së vizave nga ambasada në Tiranë. Policia Federale e Kufijëve të Gjermanisë, kishte përcaktuar që kohë më parë se drejtues të organizatave kriminale shqiptare kishin marrë lehtësisht viza. Shkrimatri Roth, tha se Gjemania nuk e ka marrë seriozisht rrezikun e krimit të organizuar shqiptar. "Politika e vizave e ndjekur nga qeveria gjermane lehtëson punën për kriminelët shqiptarë. Ata nuk janë aspak budallenj. Por ne jemi pak naivë", tha Roth.

Problemet për Fisher

Prej javësh ministri gjermna i punëve të jashtme, Joschka Fischer, ka qenë objekti i pyetjeve gjithnjë në rritje, për sa i përket praktikës së dhënies së vizave gjermane, që mesa duket po ushqen emigracionin ilegal nga Evropa Lindore, e kryesisht Ukraina. Por një tjetër çështje që i pëket praktikës së vizave të ndjekur nga Ministria e Punëve të Jashtme, po kuptohet gjithmonë e më shumë duke u shndërruar në një çështje që ka tërhequr të gjithë vëmendjen e politikës në Berlin. "Skandali i vizave është një pako dinamiti, shumë më e madhe se ajo e Kievit", thotë Roth. Problemi i parë buron nga një direktivë e dalë në vitin 2000. Ky fakt u vu në qendër të vëmendjes të debatit parlementar dhe e vuri Fischer, politikanin më popullor në Të Gjermanisë, nën një presion të jashtëzakonshëm. Direktiva instruktonte zyrtarët përgjegjës për dhënien e vizave, të ishin më të butë me aplikantët. Direktiva kqërkontë që principi përcaktues duhej të ishte: në rast se nuk ka dyshime, e drejta për të udhëtuar duhet të ketë përparësi. Gjatë mbrojtjes së tij Fischer kishte përdorur dy argumenta në lidhje me këtë. Së pari, ai tha se kjo kërkonte që t'i hapte rrugën për personelin, shkencëtarët apo edhe persona të biznesit. Së dyti, ai po përpiqej të adresonte një numër të madh ankesash të depozituara nga ligjvëniësit në lidhje me praktikën e dhënies së vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›