E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohen 4 kondrabandistë mallrash

26/02/2005  Efektivat e zyrës së antikrimit ekonomiko-financiar vënë në pranga 4 kondrabandistë mallrash. Ilir Baçi, Bruno Toska dhe Florian Kaperi u kapën duke shitur celularë në tregun "Çam", ndërsa Athina Bushi tentoi të fuste në Shqipëri bizhuteri të pazhdoganuara nga aeroporti i Rinasit. Inspektorët e antikrimit konomiko-finnaciar kishin marrë prej kohësh informacione se në rrugët e Tiranës shiteshin celularë kondrabandë. Burime nga kjo zyrë bëjnë të ditur se aktiviteti i këtyre shitësave shtrihej në zonën e qendrës së Tiranës, pikërisht pranë tregut "Çam". Pas një ndjekjeje nga ana e agjentëve të antikrimit u bë e mudnur të zbulohej se më të suksesshmit në tregëtinë e paligjshme ishin Ilir Baçi, Bruno Toska dhe Florian Kaperi. Të njëjtat burime saktësojnë se këta persona shisnin telefona kudrejt çmimeve minimale. Vepra e parashikuar nga ata parashikohet nga neni 178 i kodit penal. Kondrabandistët u vunë në pranga mbrëmjen e së enjetes. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë dënuar ndonjëherë më parë nga togat e zeza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›