Denoncimi: "Policia dhe prokuroria liruan njerezit qe me masakruan"
Lac- Pronari i nje marketi ne Lac eshte sulmuar nga kater persona, qe ai i ka identifikuar si pjesetare te fisit Hakaj ne Fushe Kuqe. Valdet Ivanaj denoncoi dje personat qe e keqtrajtuan, pse mbrojti punetorin e dyqani te tij nga dhuna psikologjike e te dyshuarve dhe akuzoi policine se liroi ata vetem pas shoqerimit. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se enjtes, ndersa Ivanaj kthehej me biciklete nga marketi i tij i ngritur ne Fushe Kuqe. "Kater persona me kane dale perpara dhe i kam identifikuar, duke me goditur me sende te forta, si hekur, grushte e shkelma. Perfundova ne gjendje te rende ne spital dhe sapo erdha ne komisariat mesova se ata ishin liruar nga policia", shprehet Ivanaj per gazeten. Ai deklaron se te dyshuarit jane Musa Hakaj, se bashku me dy djemte e tij Sajmir Haka dhe Adrian Haka, si dhe vellai e tij. Policia konfirmoi ngjarjen dhe shoqerimin e te dyshuarve, qe u moren nen hetim per keqtrajtim. "Kane qene kalimtare te rastit, te cilet edhe me kane dhene ndihmen e pare duke me derguar ne shtepi, e me pas kam perfunduar ne spitalin e Lacit ne gjendje te rende", tregon Ivanaj me tej, duke paralajmeruar se kete ngjarje nuk do e lere me kaq. "Policia po me shtyn drejt nje vetegjyqesie dhe kjo nuk eshte e ligjshme. Per te shmangur cdo perplasje te metejshme kerkoj vetem drejtesi", tha Ivanaj. Menjehere pas daljes nga spitali, biznesmeni ka siguruar edhe raportin mjeko-ligjor qe percakton se plaget ne trup jane te renda. Ai shpjegon se shkak i ketij konflikti ka qene perplasja e te dyshuarve me nje punetorin e tij te dyqanit.
Burime zyrtare te policise se Kurbinit bene te ditur dje, se "eshte dokumentuar ngjarja dhe jane shoqeruar personat e dyshuar, por eshte organi i akuzes qe heton me tej dhe percakton se si duhet vepruar me te shoqeruarit, te mbahen ne qeli apo te lirohen". Aktualisht ceshtja hetohet nga organi i akuzes.
Burime zyrtare te policise se Kurbinit bene te ditur dje, se "eshte dokumentuar ngjarja dhe jane shoqeruar personat e dyshuar, por eshte organi i akuzes qe heton me tej dhe percakton se si duhet vepruar me te shoqeruarit, te mbahen ne qeli apo te lirohen". Aktualisht ceshtja hetohet nga organi i akuzes.