Deshmite e vellezerve te Tur Dajes "sherr" mes gjykates dhe mbrojtesit
Tirane - Njeanshmeria e gjykates ka sjelle edhe braktisjen ne menyre demonstrative te seances gjyqesore nga nje prej mbrojtesve te "Bandes se Lushnjes". Avokati Vladimir Mece pas nje debati te ashper me kryesuesen e trupit gjykues, Marsela Balili eshte larguar nga salla e gjyqit, duke i bere me dije gjykates qe te merrte cdo lloj mase per te, deri edhe ne heqjen e licences. Shkak i kesaj perplasjes ishte pikerisht lajmerimi i disa deshmitareve, si dhe gjetja e vendndodhjes se tyre nepermjet Policise se Shtetit. Pikerisht behej fjale per tre vellezerit e viktimes Artur Daja, Afrim, Lorenci dhe Emiljano Daja. Ndersa dy deshmitaret e tjere, te cilet rezultonin te mos ndodheshin ne vendin tone ishin pikerisht Servete Haxhiu dhe Gramoz Selmani. Sipas avokatit Vladimir Mece, gjykata duhet t'i drejtohet Policise se Shtetit, per te konfirmuar nese keta te fundit ndodhen ne vendin tone apo jo. Madje mbrojtesit kane hedhur pretendimin se deshmitari Selmani ishte shpallur person ne kerkim, pasi ai dyshohet te jete autori i nje vrasjeje. Ndersa perballe pretendimeve te mbrojtjes, prokuroria i ka kerkuar gjykates qe te lexonte deklarimet e dhena nga deshmitaret. Sipas shpjegimit te bere nga ana e prokurorit ata ishin pyetur ne ambasaden tone ne Athine, nga hetuesit e ceshtjes ne vitin 2006. Trupi gjykues i cili eshte konsultuar ne vendin ka vendosur te pranoje kerkesen e prokurorit, ne menyre te tille qe te lexoheshin deklarimet e tyre gjate fazes se hetimit paraprak. Sipas gjykates, prej tyre ishin bere te gjitha kerkimet e nevojshme dhe ishte mese e faktuar se ata nuk ndodheshin ne vendin tone. Por ky vendimin i marre nga ana e gjykates eshte hedhur poshte nga mbrojtesi Mece i cili i ka kerkuar edhe perjashtimin e kryesueses se trupit gjykues, Marsela Bilali. Avokati e ka cilesuar te njeanshem vendimin e marre nga ana e saj pasi dhe per kete, kerkonte qe ajo te mos kryesonte kete proces gjyqesor. Mece i ka kerkuar 1 ore kohe qe te bente kerkesen e tij dhe me pas ta depozitonte prane sekretarise se gjykates. Por kjo nuk do te mjaftonte, kur gjyqtarja i ka sqaruar avokatit se nuk i nevojitej 1 ore kohe, pasi vetem tre fjali me shume sesa ato qe deklaroi do te shtonte ne kerkese. Gjykata ka vendosur ta shtyje seances per 20 minuta ne menyre te tille qe avokati te perpilonte kerkesen. Pas nisjes se seances kryesuesja e trupit gjykues i eshte drejtuar avokatit, duke i thene se ne cilen faqe ishte. Kjo ka acaruar edhe me shume situaten, kur avokati Mece eshte ngritur nga tavolina, ka shtyre karrigen mbrapsht dhe i ka shpjeguar gjyqtares se ajo ishte duke u tallur me te. Me pas mbrojtesi eshte larguar nga salla. Pas largimit te tij nga salla gjykata ka vendosur ta zevendesoje mbrojtesin me nje tjeter kryesisht. Trupi gjykues ka vendosur t'i drejtohet Dhomes se Avokatise dhe Ministrise se Drejtesise per te marre masa ndeshkuese ndaj tij. Deshmitaret, per te cilet u hap debati ne seance do te tregonin te gjitha konfliktet mes Aldo Bares dhe Artur Dajes. Ne seancen e radhes prokuroria pritet te lexoje keto deklarimeve te cilat ndodhen ne fashikullin e gjykimit. Te pandehurit te cilet akuzohen si anetare te "Bandes se Lushnjes" jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Sipas prokurorine se krimeve te renda te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasje me paramendim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake" dhe "organizate kriminale" te kryera keto ne bashkepunim me njeri-tjetrin
Krime seri pas vrasjes se vellait te Bares
Zanafilla e "Bandes se Lushnjes" ka nisur nga nje sherr mes Aldo Bares dhe Artur Dajes, pas vdekjes se vellai te Bares, Ramadan Shkurti. Pikerisht ne daten 2 korrik te vitit 1997, do te nisnin edhe nje sere vrasjesh zinxhir. Ushtaret e Bares do te merrnin urdhrat prej krahut te djathte te tij, Enver Dondollakut per t'i zbatuar me pas ato. Te afer dhe shoke te Artur Dajes do te viheshin ne shenjester te bandes dhe me pas do te ekzekutoheshin. Te pandehurit e bandes akuzohen per vepra penale si vrasje, hedhje kokash ne ere me eksploziv, pengmarrje, tortura dhe per dhune te tejskajshme, te gjitha si pjese e jetes se nje ish polici, Alfred Shkurtit, alias, Aldo Bares dhe "'bandes" se tij.
Redinalda Caushaj
Krime seri pas vrasjes se vellait te Bares
Zanafilla e "Bandes se Lushnjes" ka nisur nga nje sherr mes Aldo Bares dhe Artur Dajes, pas vdekjes se vellai te Bares, Ramadan Shkurti. Pikerisht ne daten 2 korrik te vitit 1997, do te nisnin edhe nje sere vrasjesh zinxhir. Ushtaret e Bares do te merrnin urdhrat prej krahut te djathte te tij, Enver Dondollakut per t'i zbatuar me pas ato. Te afer dhe shoke te Artur Dajes do te viheshin ne shenjester te bandes dhe me pas do te ekzekutoheshin. Te pandehurit e bandes akuzohen per vepra penale si vrasje, hedhje kokash ne ere me eksploziv, pengmarrje, tortura dhe per dhune te tejskajshme, te gjitha si pjese e jetes se nje ish polici, Alfred Shkurtit, alias, Aldo Bares dhe "'bandes" se tij.
Redinalda Caushaj