E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë; I bie infarkt në ujërat e lumit, vdes 18-vjeçari

Shkoi për t’u freskuar në ujërat e lumit Mat, por nuk u kthye më pranë familjes. Fatkeqësia i ka ndodhur një të riu nga fshati Tale në Lezhë, i cili ka humbur jetën pas një ataku në zemër në momentin që ka shkuar të freskohet në ujërat e lumit. Meltior Makaj, 18 vjeç, është gjendur në grykëderdhjen e lumit nga banorë të zonës, të cilat kanë qenë duke kaluar pranë vendit ku lumi kishte nxjerrë trupin e pajetë. Sapo kanë parë trupin e një të riu, ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Forcat blu kanë bërë identifikimin dhe kanë çuar trupin e pajetë të të riut në morgun e qytetit të Lezhës. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, rezultoi se Makaj kishte humbur jetën pas një ataku në zemër dhe më pas ujërat e lumit Mat e kishin çuar trupin e tij deri në grykëderdhje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›