E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër; Asgjësohen 916 rrënjë Kanabis Sativa

Plot 916 rrënjë Kanabis Sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një aksioni të zhvilluar paraditen e djeshme. 680 rrënjë bimë narkotike u identifikuan dhe asgjësuan në vendin e quajtur sipër digës së hidrocentralit të Komanit, komuna Temal, 156 rrënjë në fshatin Qerret i Sipërm dhe 80 rrënjë në fshatin Vliez. Por, sipas burimeve policore, sërish nga ky aksion nuk pati asnjë të prangosur, pasi bimët narkotike ishin mbjellë në toka pa pronar dhe është shumë e vështirë identifikimi i kultivuesve. Sipas forcave blu, kjo është periudha në të cilën bima arrin gjatësinë maksimale dhe është më i lehtë identifikimi i parcelave. Mbjellja e bimëve narkotike është një problem mjaft shqetësues në zonat malore, pavarësisht aksioneve të njëpasnjëshme të policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›