E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncimi i gruas nxiti vrasjen në gjykatë

 

Dy ditë para ngjarjes së përgjakshme të ndodhur brenda gjykatës në Itali, Çlirim Fejzo edhe pse në proces divorci me gruan, kishte shkuar tek shkolla e njërës prej dy vajzave të tij. ai ka zhvilluar një takim me vajzën, por sapo ka mësuar për këtë fakt, gruaja e tij ka denoncuar menjëherë para trupit gjykues. Sapo është vënë në dijeni të këtij denoncimi, besohet se Çlirim Fejzo ka nisur të planifikonte krimin e përgjakshëm. Ai ka pritur seancën e gjyqit për divorcin dhe sapo është përballur me të shoqen në gjykatë, i ka vënë asaj pistoletën në kokë në sy të fëmijëve dhe e ka qëlluar për vdekje duke i marrë jetën në vend. Dëshmitarët e ngjarjes por edhe të dhënat që ndodhen në dosjen e divorcit bëjnë me dije se dy bashkëshortët ishin njohur në Shqipëri që në kohën e fëmijërisë, në qytetin e Sukthit. Disa vite pas martesës në Durrës, ata vendosën të largohen për në Itali ku gruaja e Fejzos, Vjollca kishte katër vëllezërit e saj që punonin si emigrantë. Marrëdhëniet në çift kanë qenë të mira, por pas zhvendosjes në Itali vështirësitë kanë filluar të bëhen gjithnjë e më prezente derisa gruaja e Çlirim Fejzos ka kërkuar divorcin. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga autori i masakrës i cili e ka përjetuar keq ndarjen me fëmijët. Në kohën kur ndodhi ngjarja, gjykata ende nuk kishte caktuar kujdestarinë për dy vajzat e mitura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›