E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi qytetaret duke iu premtuar viza USA, denohet me 1 vit burg

TIRANE - Gjykata e Tiranes ka vendosur te denoje dje me nje vit burg, te akuzuaren per mashtrim Haneme Shandori. Gjate dites se djeshme, trupa e gjyqtareve ka vendosur qe te shpalle fajtore 52-vjecaren, e akuzuar per mashtrim me viza qendrimi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me punesim ne ambasaden amerikane ne Tirane. Burime thane se, Haneme Shandori ra ne prangat e policise ne gusht 2008, pas dhjetera denoncimeve te bera ne polici, nga persona te mashtruar prej saj. Nga hetimet e prokurorise ka rezultuar se, 52-vjecarja duke u premtuar viza per ne SHBA apo punesim ne ambasaden amerikane ne Tirane, u merrte qytetareve shuma deri ne 2 mije euro dhe me pas nderpriste cdo kontakt me ta, duke mos permbushur premtimin e dhene.

Sipas prokurorise duke u marre parasysh rrezikshmeria shoqerore e krimit te kryer nga 52-vjecarja, e pandehura u gjykua ne gjendje "arrest me burg". Gjate gjykimit te saj Shandori ka kerkuar lirimin, per arsye se ajo ua kishte kthyer te hollat kater personave qe kishte mashtruar. "Kam mashtruar kater personat qe me denoncuan dhe kam shprehur pendese per kete, por ju lutem me lironi se, parate qe ia kam marr atyre ia kam kthyer. Per te vertetuar kete, avokati i familjes ka sjelle para jush, kater aktet-noteriale qe te katert denoncuesit kane firmosur marrjen e lekeve dhe terheqjen e kallezimeve", ka deklaruar gjate mbrojtjes se saj Shadori.

R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›