E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuar per kanosje, merr pafajesine ish-futbollisti

TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda shpalli te pafajshem ish-futbollistin e Vllaznise, te akuzuar per vepren penale te "shtangimit me ane te kanosjes ose dhunes per perfitim te pasurise". Togat e zeza i dhane dhe pafajesine 25-vjecarit, Erogen Brajovic nga Shkodra. Dy seanca me pare prokurori, i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 2 vjet e 4 muaj dhe 800 mije leke gjobe, per ish-futbollistin. Ndersa vete Brajovic, ka kerkuar pafajesine e tij. Ai ka pranuar te kene pasur nje zenke, por jo te kishte kercenuar dy kallezuesit. Hetimi ndaj te pandehurit Erogen Brajovic (Vaso) ka filluar ne baze te kallezimit penal te bere nga Fiqiri Rexha dhe Gezim Dragani. Nga aktet e procedimit penal rezulton se, ne daten 20 gusht te vitit 2007 ne nje lokal te plazhit Velipoje, ka pasur nje grindje midis Draganit, Fiqiri Rexhes dhe personit te pandehurit Erogen Brajovic. Pas ketij konflikti i pandehuri i ka derguar fjale me persona te tjere, familjareve te Fiqiri Rexhes dhe Gezim Dragani, per t'u mbyllur ne shtepi per shkak te konfliktit te siperpermendur. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Brajovic ka avancuar me presione ndaj familjeve te mesiperme, duke marre me force automjetin tip "Benz-Mercedes" me targe SH 2062 E, ne pronesi te Lulezim Dragani, per rreth 50 dite. Ai ka kerkuar para per mbylljen e konfliktit, nje shume prej afro 50 mije eurosh dhe dy automjete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›