E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianet sulmojne dy vellezer shqiptare

ROME - Dy vellezer shqiptare ne Itali, 33 dhe 37 vjec kane denoncuar ne polici se jane sulmuar nga nje grup italiane prej 30 vetash, te armatosur me shkopinj dhe gure. Sipas viktimave, sulmi ka ndodhur ne nje nga lagjet me popullore te Romes dhe kater nga agresoret ishin te armatosur edhe me pistoleta. Pas marrjes se denoncimit, policia e kryeqytetit italian, ka nisur hetimet per identifikimin e autoreve te sulmit. Agresionet me sfond racist, jane shtuar se tepermi ne Itali. Pak kohe me pare nje grup rumunesh u sulmuan me shkopinj bejsbolli dhe te njejtin fat pati edhe nje i ri kinez. Nderkohe qe dhe sulmet ndaj shqiptareve, nuk kane munguar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›