E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga, gjykata denon me 39 vjet burg 5 te pandehurit

TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda denoi dje me 39 vjet burg, pese te pandehurit e akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Togat e zeza shpallen dje fajtore dhe denuan me nga 11 vjet burg te pandehurit: Sentilian Rungo dhe Bledar Lushnjaku. Per te pandehurin Ajet Agolli gjykata dha vendimin e saj me 12 vjet burg. Leonidha Shkodranin dhe Altin Janko, gjykata i shpalli fajtore dhe i denoi me nga 3 vjet burg secilin. Te pandehurit akuzohen per vepren penale te "trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim" dhe "moskallezim krimi". Ne kete grup kane qene edhe te tjere pjesemarres, Kristo Hastas, ky i fundit eshte duke u gjykuar me vete. Pese te pandehurit u arrestuan afro nje vit me pare, ne kuader te operacionit te koduar "Eagle". Hetimet per te goditur grupin kriminal qe merrej me trafikun e droges nga Shqiperia drejt Greqise, zgjaten shtate muaj dhe ne pranga rane te pakten 15 persona, te cilet po gjykohen ne disa procese penale. Policia ka bllokuar disa sasi te medha droge. Keshtu, ne makinen tip "Opel", me targa APH 1785 ne pronesi te Sentiliano Rungos, u gjet nje sasi prej 9 kilograme e 973 grame heroine. Ngarkesa e dyte u kap me 29 gusht 2007, kur Altin Janko po udhetonte ne drejtim te Kapshtices, me mjetin e tij "Toyota".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›