Denoncimi i të dënuarit për aferat në Shënkoll
I burgosuri Florian Çupi, i cili vuan dënimin në këtë burg, në letrën drejtuar shefave të drejtësisë ka denoncuar drejtorin e burgut, sipas të cilit i ka kthyer në biznes lejet për të dënuarit. “Lejen e përfiton vetëm ai që paguan ose ai që ka ndonjë mik apo të afërm me pozitë të lartë. Duke qenë se shumë probleme të ngjashme i kam botuar në shtyp, drejtuesit e institucionit janë hakmarrë duke më hapur të gjitha letrat që i kam nisur miqve të mi apo edhe prokurorisë. Letrat ku unë denoncoj këtë “bandë” më janë asgjësuar. Edhe pse kam 11 vite që vuaj në burg dhe kam shkuar në shumë burgje, në asnjërin prej tyre nuk kam parë një drejtor që vjen dhe komunikon tek rrjeta me të burgosurit duke bërë pazare direkte me ta, ose që zihet me ta”,-shkruan i dënuari. Më tej, Florian Çupi thotë se Ministria apo Prokuroria duhet të marrin kontakt me të dënuarit dhe do të zbulojnë shumë xhevahire. Një problem tjetër që shoqërohet me afera korruptive në këtë burg, është edhe problemi i lirimeve para kohe me kusht.Ligji favorizon ata që kanë bërë ¾ e dënimit dhe nuk janë përsëritës, por në Shënkoll, duhet “ta paguash që ta kesh”.Në fund të letrës së tij i burgosuri Florian Çupi thotë se: “nëse duhet të paguajmë, të paktën le të caktohet një çmim shtetëror dhe jo të na rrjepin drejtorët dhe gjykatësit e korruptuar.