Gjeneral Shehu, 45 minuta "gatitu" për Remzi Hoxhën
Dje, për më shumë se 45
minuta, Agim Shehu
ka qëndruar "gati tu",
si rrallë herë, para një
trupe gjykate, duke u munduar
t‘u përgjigjet pyetjeve të togave të
zeza dhe prokurorit për zhdukjen
e Remzi Hoxhës në vitin 1995. Në
këtë vit, Shehu mbante postin
e Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit, si dhe njëkohësisht
të zëvendësministrit të
Brendshëm. Sipas prokurorisë,
kishte dijeni se tri persona ishin
marrë nga SHIK-u dhe ishin keqtrajtuar.
Por, para gjykatës Shehu
ka mohuar të ketë pasur dijeni
për rrëmbimin e tyre. Ai deklaroi
se sapo ka mësuar ngjarjen, ka
vënë në dijeni ish-kryetarin e
Parlamentit, Pjetër Arbnori, si
dhe ish-presidentin në vitin 1995,
Sali Berishën. "Për ngjarjen kam
vënë në dijeni Presidentin e Republikës
në atë kohë, Sali Berisha,
dhe Kryetarin e Kuvendit, Pjetër
Arbnori", tha dje para trupit
gjykues Agim Shehu, tashmë
drejtor i investigimit në Drejtorinë
e Përgjithshme të Tatimeve.
Mbi bazën e denoncimit të bërë
nga familjarët për largimin nga
shtëpia të Remzi Hoxhës, Shehu
dëshmoi se sektori i policisë
kriminale të Komisariatit Numër
3 të Tiranës kishte kryer të gjitha
procedimet penale të nevojshme
dhe kishte filluar çështja penale
nga Prokuroria e Tiranës.
Letra për Presidentin
"Nga hetimi i çështjes nuk
rezulton të jenë zbuluar autorët
e kësaj vepre... Çështja iu kthye
sërish Prokurorisë së Tiranës
sipas kërkesës së saj, ndërsa
policia kriminale ka hapur një
dosje për zbulimin e autorëve të
kësaj vepre", shkruhej në letrën
që Agim Shehu i kishte drejtuar
Presidentit të atëhershëm, sot
Kryeministër, Sali Berishës. Më
tej, Shehu informonte se targat
e makinës me të cilën u rrëmbye
Remzi Hoxha më 21 tetor të 1995-
ës nuk ishin hedhur në qarkullim
nga Policia e Shtetit. Ish- drejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
pohoi të kishte pasur shumë
takime me prokurorin e Përgjithshëm
të asaj kohe, por shtoi se
"nuk mbaj mend të kem biseduar
për rastin e Remzi Hoxhës". Agim
Shehu u shfaq në gjykatë pas
kërkesës së prokurorit të çështjes,
Xhevat Hana, një seancë më parë,
që dëshmitari të paraqitej me forcë
nëse nuk pranonte të vinte. Në
këtë proces pritet të dëshmojnë
afro 100 dëshmitarë, mes tyre dhe
ish-funksionarë të lartë të poli-
cisë apo SHIK-ut në kohën që ka
ndodhur ngjarja. Veç zhdukjes së
biznesmenit shqiptaro-maqedonas,
mbi supet e tre ish-shikasve,
Sefgjini, Koldashi dhe Kumbaro,
rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit
dhe torturimit të Ziso Kristopullit
dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u
mor peng më 21 tetor 1995 dhe që
prej asaj kohe nuk u mësua asgjë
për fatin e tij. Prokuroria akuzon
tre ish-punonjësit e SHIK-ut se
e kanë torturuar dhe më pas
zhdukur atë.
Seanca gjyqësore
Prokuroria i kishte përgatitur
Agim Shehut dhjetëra pyetje. Për
këtë shkak u zhvillua seanca më
e gjatë e pyetjeve në të gjithë
procesin gjyqësor të rrëmbimit
të biznesmenit shqiptaro-maqedonas,
Remzi Hoxha. Shehu
ka mohuar çdo fakt që e lidhte
atë me dijeninë e kësaj ngjarjeje,
ndërkohë që ka shpjeguar se
vetëm më vonë, kur Presidenca
dhe Parlamenti i kishin kërkuar
atij informacion, ishte njohur
me çështjen. Agim Shehu gjatë
gjithë rrëfimit të tij u kujdes që
të mos e përdorte termin "i rrëmbyer"
dhe në të njëjtën kohë as
emrin e biznesmenit Hoxha. Pas
një batute ndaj trupit gjykues,
Agim Shehu ja ka lënë vendin
ish-shefit të Shërbimit Sekret pas
Gazidedes, Arben Karkinit, i cili
vetëm në pak pyetje mohoi se
mund të kishte ndonjë dijeni për
këtë çështje. Karkini, që drejtoi
Shërbimin Sekret Shqiptar për
katër muaj në ‘97-ën, tha se ai
nuk kishte lexuar në shërbim
asnjë dokument që vërtetonte
shoqërimin e Remzi Hoxhës,
dokument për të cilin prokuroria
dyshon se është zhdukur.
minuta, Agim Shehu
ka qëndruar "gati tu",
si rrallë herë, para një
trupe gjykate, duke u munduar
t‘u përgjigjet pyetjeve të togave të
zeza dhe prokurorit për zhdukjen
e Remzi Hoxhës në vitin 1995. Në
këtë vit, Shehu mbante postin
e Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit, si dhe njëkohësisht
të zëvendësministrit të
Brendshëm. Sipas prokurorisë,
kishte dijeni se tri persona ishin
marrë nga SHIK-u dhe ishin keqtrajtuar.
Por, para gjykatës Shehu
ka mohuar të ketë pasur dijeni
për rrëmbimin e tyre. Ai deklaroi
se sapo ka mësuar ngjarjen, ka
vënë në dijeni ish-kryetarin e
Parlamentit, Pjetër Arbnori, si
dhe ish-presidentin në vitin 1995,
Sali Berishën. "Për ngjarjen kam
vënë në dijeni Presidentin e Republikës
në atë kohë, Sali Berisha,
dhe Kryetarin e Kuvendit, Pjetër
Arbnori", tha dje para trupit
gjykues Agim Shehu, tashmë
drejtor i investigimit në Drejtorinë
e Përgjithshme të Tatimeve.
Mbi bazën e denoncimit të bërë
nga familjarët për largimin nga
shtëpia të Remzi Hoxhës, Shehu
dëshmoi se sektori i policisë
kriminale të Komisariatit Numër
3 të Tiranës kishte kryer të gjitha
procedimet penale të nevojshme
dhe kishte filluar çështja penale
nga Prokuroria e Tiranës.
Letra për Presidentin
"Nga hetimi i çështjes nuk
rezulton të jenë zbuluar autorët
e kësaj vepre... Çështja iu kthye
sërish Prokurorisë së Tiranës
sipas kërkesës së saj, ndërsa
policia kriminale ka hapur një
dosje për zbulimin e autorëve të
kësaj vepre", shkruhej në letrën
që Agim Shehu i kishte drejtuar
Presidentit të atëhershëm, sot
Kryeministër, Sali Berishës. Më
tej, Shehu informonte se targat
e makinës me të cilën u rrëmbye
Remzi Hoxha më 21 tetor të 1995-
ës nuk ishin hedhur në qarkullim
nga Policia e Shtetit. Ish- drejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
pohoi të kishte pasur shumë
takime me prokurorin e Përgjithshëm
të asaj kohe, por shtoi se
"nuk mbaj mend të kem biseduar
për rastin e Remzi Hoxhës". Agim
Shehu u shfaq në gjykatë pas
kërkesës së prokurorit të çështjes,
Xhevat Hana, një seancë më parë,
që dëshmitari të paraqitej me forcë
nëse nuk pranonte të vinte. Në
këtë proces pritet të dëshmojnë
afro 100 dëshmitarë, mes tyre dhe
ish-funksionarë të lartë të poli-
cisë apo SHIK-ut në kohën që ka
ndodhur ngjarja. Veç zhdukjes së
biznesmenit shqiptaro-maqedonas,
mbi supet e tre ish-shikasve,
Sefgjini, Koldashi dhe Kumbaro,
rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit
dhe torturimit të Ziso Kristopullit
dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u
mor peng më 21 tetor 1995 dhe që
prej asaj kohe nuk u mësua asgjë
për fatin e tij. Prokuroria akuzon
tre ish-punonjësit e SHIK-ut se
e kanë torturuar dhe më pas
zhdukur atë.
Seanca gjyqësore
Prokuroria i kishte përgatitur
Agim Shehut dhjetëra pyetje. Për
këtë shkak u zhvillua seanca më
e gjatë e pyetjeve në të gjithë
procesin gjyqësor të rrëmbimit
të biznesmenit shqiptaro-maqedonas,
Remzi Hoxha. Shehu
ka mohuar çdo fakt që e lidhte
atë me dijeninë e kësaj ngjarjeje,
ndërkohë që ka shpjeguar se
vetëm më vonë, kur Presidenca
dhe Parlamenti i kishin kërkuar
atij informacion, ishte njohur
me çështjen. Agim Shehu gjatë
gjithë rrëfimit të tij u kujdes që
të mos e përdorte termin "i rrëmbyer"
dhe në të njëjtën kohë as
emrin e biznesmenit Hoxha. Pas
një batute ndaj trupit gjykues,
Agim Shehu ja ka lënë vendin
ish-shefit të Shërbimit Sekret pas
Gazidedes, Arben Karkinit, i cili
vetëm në pak pyetje mohoi se
mund të kishte ndonjë dijeni për
këtë çështje. Karkini, që drejtoi
Shërbimin Sekret Shqiptar për
katër muaj në ‘97-ën, tha se ai
nuk kishte lexuar në shërbim
asnjë dokument që vërtetonte
shoqërimin e Remzi Hoxhës,
dokument për të cilin prokuroria
dyshon se është zhdukur.