E gjen me bashkëshorten, tenton të vrasë 24-vjeçarin
Një 15-vjeçar ka plagosur fqinjin e tij dy net më parë në
Tiranë, pasi e ka gjetur me bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur
në rrugën "Tasim Shehu", ndërkohë që uniformat blu kanë
mundur të parandalojnë një krim edhe më të rëndë, pasi autori
ka dashur të vrasë më pas të plagosurin. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se nga forcat e Komisariatit
Nr. 4 u bë arrestimi i Fatmir Nazifi t, 15 vjeç, lindur dhe
banues në rrugën "Tasim Shehu", i dënuar më parë për veprën
penale të "vrasjes" së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje
pa leje. Policia detajoi se arrestimi i tij u bë pasi dy net më parë,
rreth orës 23:00, ka kanosur me armë zjarri dhe plagosur lehtë,
për motive të dobëta, në adresën e mësipërme, Fadil Rushanin,
24 vjeç. Sipas policisë, dy protagonistët e ngjarjes janë fqinjë prej
vitesh. Disa muaj më parë, Nazifi ka gjetur Rushanin me nusen
e tij, i cili edhe e ka kërcënuar se do ta vriste. Në këto kushte,
policia kishte arrestuar Rushanin dhe vetëm pak ditë më parë
është liruar. Por, sapo është kthyer në banesë, Nazifi ka dashur
të hakmerret dhe në një moment e ka qëlluar me qytën e armës.
Më pas, ai ka tentuar ta vrasë, por policia ishte njoftuar për këtë
ngjarje dhe ka mundur ta parandalojë.