E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncoi burrin për dhunë, merret nën mbrojtje



DURRËS - Policia e Durrësit urdhëroi vënien nën mbrojtje të posaçme të një gruaje, e cila denoncoi bashkëshortin për ushtrim dhune në mënyrë sistematike. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se shtetasja E. Rrufa, me banim në lagjen Nr. 4 të qytetit bregdetar, ka denoncuar të shoqin e saj Stefanin, 40 vjeç pasi ushtronte ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike duke i shkaktuar gjendje të rënduar mendore dhe pasiguri për jetën. Menjëherë pas denoncimit që gruaja bëri në policinë e Durrësit, kjo e fundit vendosi të shoqërojë dhe më pas të hetojë në gjendje të lirë Stefan Rrufën.

Gjendet i vetëvarur në degën e ullirit 20-vjeçari

FIER - Një i ri u gjet i varur në një pemë, në buzë të rrugës Fier-Vlorë. Trupi i pajetë është gjendur i varur në një degë ulliri nga një çift bashkëshortësh, të cilat ishin duke punuar në ullishtën pronë të tyre pranë vendit të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ekspertët e mbërritur në vendin e ngjarjes, të njoftuar nga bashkëshortët sqarojnë se viktima është e seksit mashkull dhe nuk është më shumë se 20-vjeç. “Ai u gjet pranë vendit të njohur si Liqeni, në aksin Fier-Vlorë, por nuk ka pasur me vete asnjë mjet identifikimi”- thanë burimet e policisë, duke shtuar se në trupin e tij nuk janë dalluar shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit për ekzaminime të mëtejshme nga mjeku ligjor. Kurse policia ka bërë shpërndarjen e fotove, për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.

5 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›