E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncoi mitëmarrjen, prangoset për mitëdhënie

Elbasan

Pranga personit që futi në grackë juristin e Këshillit të Qarkut të Elbasanit. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit bëjnë të ditur se mbrëmjen e së martës është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Bradasheshi 2010”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Skënder Ballës, 23 vjeç, lindur në fshatin Bradashesh dhe banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan. Ai është arrestuar duke i dhënë juristit të këshillit të qarkut, Arsim Berishës, 28 vjeç, një sasi të hollash prej 200000 lekësh, për t’i nxjerrë certifikatë të pronësisë për tokën në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›