E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, në pranga 20-vjecari, transportonte drogë drejt Italisë

DURRËS- Arrestohet një 20-vjecar në Durrës, dyshohet se trafikonte drejt Italisë lëndë narkotike të llojit heroinë e vaj kanabisi. Sipas Policisë së Durrësit ndalimi i këtij shtetasi është bërë në Portin e Durrësit.

“Në pikën e kalimit kufitar të Portit të Durrësit struktura kundër narkotikëve bëri të mundur kapjen në flagrancë të një shtetasi i cili po synonte të trafikonte një sasi lënde narkotike drejt Italisë. Kështu në orën 2 e 10 minuta u arrestua shtetasi Kristian Malindi 20 vjec banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po sipas bluve të qytetit bregdetar, “Gjatë kontrollit të ushtruar në autoveturën e tij tip Audi A 4 me targa BR 935 BA u gjet dhe u sekuestrua sasia prej 1 kg e 513 gr lëndë e dyshuar si e llojit vaj kanabisi dhe 9, 2 gr lëndë e dyshuar si kokainë”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›