Kuvendi emëron Nishanin Ministër të Brendshëm
TIRANË- Bujar Nishani emërohet Minsitër i Brendshëm. Kuvendi i mbledhur në një seance të posacme miratoi me 73 vota pro dekretin e presindentit për emërimin e tij, ndërsa opozita u largua nga salla në kohën që kryhej ky votim. Seanca u mblodh rreth orës 14:30 me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi për shkak të angazhimeve të deputetëve në fushatën zgjedhore.
Nishani vjen në krye të një prej dikastereve kryesore në vend, në një moment mjaft të rëndësishëm sic është fushata zgjedhore dhe procesi i votimit me 8 maj. Nishani ka drejtuar këtë Ministri edhe më parë dhe konkretisht për 2 vjet prej vitit 2007 deri në 2009. Kryeministri Berisha vendosi të bëjë këtë ndryshim në kabinetin e tij para zgjedhjeve vendore, ndërsa bëhet e ditur se ndryshimet e tjera që kanë të bëjnë me emërimin e Ministrit të drejtësisë dhe atij të kulturës do të bëhen pas zgjedhjeve të 8 majit.
Ndërkaq Kuvendi ka rrëzuar me 73 vota pro dekretin e presidentit Topi për disa ndryshime në ligjin për akcizën. Vendimi i Kuvendit do të thotë që ligji hyn në fuqi automatikisht dhe presindenti nuk ka më të drejtë ta kthejë më atë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Kuvendi emëron Nishanin Ministër të Brendshëm