E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, dhunohen posterat e kandidatit të PS, Ismail Dani

KRUJË- Dhunohen posterat e kandidatit të Partisë Socialiste Ismail Dani në qytetin e Krujës. Ngjarja është denoncuar ditën e sotme nga kreu i selisë rozë në këtë qytet Ylliart Goga, sipas të cilit, persona të paidentifikuar kanë dhunuar këto posterat pas takimit elektoral të zhvilluar nga kryesocialisti Edi Rama. Goga rrëfen se posterat elektoralë të Alencës për të Ardhmen në Krujë dhunohen cdo ditë, ndërsa thekson se ai dhe persona të tjerë janë hasur me presione serioze me qëllim heqjen dorë nga mbështetja e Partisë Socialiste.

“Jemi të shqetësuar dhe të irrituar në vetvete për disa veprime që janë veprime të padenja për një popull të qytetëruar sic është kruja për sa i përket këtyre presioneve. Është grisur një poster nga ekzemplarë të krahut tjetër, na bëhen presione me letra nga militantë të PS”, tha Goga.

Goga ka rrëfyer për NEWS24 se në një letër anonime dërguar në banesën e tij natën e shkuar ai kërcënohet seriozisht për jetën. Për ngjarjen mësohet se është depozituar edhe një denoncim në policinë lokale.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›