"Denoncuesi me ka kercenuar me vdekje"
Shenjestrimi prej muajsh i kryepolicit te rrugores ne kryeqytet duket se ka shume mistere, te cilat ai i shpjegon ne nje interviste per gazeten "Koha Jone". Megjithese i shkolluar ne Turqi, nje vend qe njihet per disipline dhe rreptesi ne arsimim, Krenar Ahmeti nuk ka mundur te ushtroje detyren deri ne "piken" e fundit te ligjit. Arsyet ai i shpjegon me poshte, sikurse edhe te verteten e dy denoncimeve te bera ne prokurori e qe i rrezikojne postin e shefit te komisariatit. Gjate bashkebisedimit Ahmeti ka treguar se ka zbatuar vetem ligjin dhe rregullat e vendosura nga shteti shqiptar ne Kodin Rrugor.
Zoti Ahmeti, si i gjykoni denoncimet e bera dhe kerkesen qe ka bere prokuroria ne lidhje me pezullimin tuaj?
Une jam i hapur ne cfare do lloj hetimi dhe e inkurajoj prokurorine qe te vazhdoje kete hetim te nisur. Une e di qe kam zbatuar ligjin, rregullat e vendosura nga shteti, pavaresisht personave te cilet kerkojne qe shkelin keto rregulla dhe ligje.
Kur ka ndodhur ngjarja per te cilen ju akuzojne?
Gjithcka ndodhur tre jave me pare, pikerisht diten e ndeshjes derbi ne kampionatin shqiptar, kur nje punonjes i komisariatit i ka bere shenje te ndaloje nje makine me ngjyre te kuqe, ne vendin e quajtur "Dy Kullat".
Per cfare kontrolli behej fjale ?
Ishte vetem nje kontroll rutine nga punonjesi i policise, si gjithmone kur nje oficer policie ndalon nje makine per te verifikuar dokumentet apo makinen.
Ju ishit i pranishem ne vend ?
Meqenese ate dite luhej dhe ndeshja derbi e futbollit, une isha ne terren. Rastesisht, duke kaluar pergjate Bulevardit "Bajram Curri", me sakte tek "Dy Kullat", kam pare nje punonjesin tim qe po debatonte me drejtuesin e mjetit me ngjyre te kuqe, qe ishte ndaluar. Gjithsesi, ne te njejten kohe polici po raportonte edhe me radio, duke kerkuar ndihme. Me ane te kesaj, konstatova dhe debatin mes tyre.
Cfare bete ne kete moment ?
Me radio i thash kolegut te mos debatonte, por te zbatonte vetem proceduren dhe njekohesisht u afrova tek ta. Ne timon ndodhej nje zoteri qe me pas doli se ishte vellai i zonjes qe ndodhej ne vendin e pasagjeres. Punonjesi i policise, per me teper qe prezent ne vend kam qene dhe vete, personalisht ka vepruar sipas ligjit, duke i kerkuar dokumentet e automjetit.
Po drejtuesi ?
Ne kete moment, zonja i ka marre letrat policit nga dora me pretendimin se ishte prokurore. Na tha se ishte prokurore, por qe ne fakt nuk na tregoi asnje dokument per te vertetuar nje gje te tille. Me pas une u largova duke lene punonjesin tjeter te vepronte sipas procedurave. Pas disa minutash zonja me arriti me makine kur une ndodhesha rruges per ne stadium, pikerisht tek Libri Universitar. Ishte gjeja me e pazakonte qe me ka ndodhur ndonjehere, pasi me nje fjalor banal ajo filloi te fyente punonjesin e policise qe i kishte kerkuar dokumentet. Vec ankimeve zonja perseriste se ishte prokurore. Ne kete moment, i thash se cfare halli keni zonje ?. Ajo perseri nuk me tregoi asnje dokument, por vazhdonte te me thoshte se, "a e di kush jam une?", apo te me kujtonte vendin e punes. Nderkohe i thash qe kishte gjithe hapesirat ligjore per te ndjekur ceshtjen.
Cfare ndodhi me pas kesaj ngjarjeje dhe debatit tuaj?
Une u ktheva perseri te ura per te takuar punonjesin tim. Ne kete moment vjen nje fuoristrade me timon ne krah te kundert. Nga brenda me therret nje zoteri dhe me thote se ishte burri i prokurores. Pash se brenda makines ishte edhe zonja qe para pak me kishte ardhur nga prapa me makinen e saj. Bashkeshorti i saj, ashtu sic tha, doli nga makina dhe na u drejtua te dyve, policit qe ishte me sherbim ne ate vend. Fyerje banale, reagime nga te me ndryshmet, duke kujtuar vendet e tyre te punes si prokurore, apo avokat prane zyres se Avokatit te Popullit.
Cili ishte reagimi juaj, pasi ata pretendojne se ju keni shkelur ligjin?
Gjate gjithe kesaj kohe jam munduar te ruaj gjakftohtesine, kete gje i kam kerkuar edhe kolegut tim. Me pas, kerkova ne radio perforcime, pasi nje situate e tille duhej zgjidhur. Kerkova te shoqerohej ne komisariat duke i thene se, kishte te drejte te mos fliste, pasi te gjitha do te perdoren kunder teje. Ne vendin e ngjarjes erdhi patrulla, qe kishte marre urdher per shoqerimin. Gjate kesaj kohe prokurorja me tha se jam mikja e "filanit", nderkaq qe ka pasur dhe kundershtime gjate shoqerimit. Ne vend kane mberritur dhe patrulla te tjera te policise.
Po kjo ngjarje eshte e dokumentuar diku, eshte e regjistruar ajo qe ka ndodhur?
E gjithe ngjarja eshte e pasqyruar ne raportin e bere nga une dhe polici tjeter rrugor dhe procesverbalin e policise. Gjate debatit prokurorja nuk na dha nje dokument qe te identifikohej, duke bere qe dhe ne te vepronim sipas ligjit. Por ky nuk eshte rasti i pare, pasi ka pasur dhe raste te tjera te ndodhura me pare.
Po per denoncimin tjeter, cfare mund te na thoni?
Une besoj se ka lidhje analogjike mes dy denoncimeve, nga dy persona qe njihen me njeri-tjetrin. Une e kam shoqeruar zoterine ne komisariat, pasi ai kundershtoi. Ne fakt prej tij kam marre dhe kercenime me vdekje per ndalimin qe i kisha bere.
Bisedoi: Artan Cena