E Diel, 1 Nëntor 2026

"Duart e hekurta" te komisareve te Rrugores

Policia Rrugore e kryeqytetit ka njohur dhe me pare, oficere te cilet kane bere epoke dhe ndryshime, perpara se ne kete post te mberrinte "dora e forte", Krenar Ahmeti, i cili ka ndryshuar shume gjera ne rruget e kryeqytetit. Por paraardhesit nuk ja kane dale dot deri ne krye, ndersa vete Ahmeti eshte vene ne shenjester. Nje nga komisaret me te "hekurt" qe kane drejtuar me gjate Policine Rrugore te kryeqytetit, eshte Luan Shehu, i cili ka qendruar ne postin e shefit te komisariatit per me shume se 5 vjet, deri ne momentin qe u hoq nga kjo detyre pasi ndaj tij ishin bere dy kallezime penale. Sipas te dhenave Shehu, u shkarkua nga kjo detyre nga ish-ministri i Rendit, Luan Rama, gjate vitit 2003, ndersa ne media u fol per 500 gjoba abuzive te zbuluara. Ministri Rama ka komunikuar edhe shkarkimin nga detyra te shefit te Komisariatit te Policise Rrugore te Tiranes, Luan Shehu dhe emerimin ne kete detyre te komisar Eduart Veliut. Gjithashtu si motiv te shkarkimit te tij eshte deklaruar edhe menyra e sjelljes se efektivave te policise rrugore me qytetaret. Ministri i atehershem, Rama, do deklaronte se, "kishte raste te abuzimit dhe sjelljeve te padenja te punonjesve te policise se qarkullimit rrugor, qe sillen me uniformen e policit te shtetit si rrugace perballe nje qytetari". Pas Shehut, ne kete post erdhi Eduart Veliu, i cili me pas u zevendesua nga Dritan Meta, cili qendroi ne kete post per me shume se dy vite, para dhe pas ndryshimit te ministrave te Brendshem. Vendin e Metes do e zinte ne fund te vitit 2005 Shkelzen Aliaj, nje oficer karriere qe prej kohesh nuk ishte perfshire ne strukturat drejtuese te Policise se Shtetit. Ai u emerua ne postin e Shefit te Policise Rrugore te Tiranes, post qe e mbajti deri ne mes te vitit 2007, kur u zevendesua nga drejtuesi aktual, Krenar Ahmeti. Aliaj mori nje post tjeter po ne Policine Rrugore, por kete here ne Drejtorine e Policise Rrugore, ne sektorin e Sigurise Rrugore. Ne mes te vitit te kaluar, ne drejtimin e Policise Rrugore, erdhi Krenar Ahmeti, i diplomuar ne Turqi dhe me nje numer te madh specializimesh brenda e jashte vendit.

1500 motore jane bllokuar gjate muajve te kaluar nga Komisariati i Policise Rrugore ne kryeqytet, nen drejtim e shefit Krenar Ahmeti. Sipas tij, shumica kane qene pa dokumente.

367 aksidente me 80 te vdekur, 126 te plagosur rende dhe 284 te plagosur lehte, kane ndodhur gjate vitit te kaluar, ne territorin e kryeqytetit, ku shumica kane ndodhur ne autostrade.

8 persona kane nderruar jete gjate muajve te pare te ketij viti si pasoje e aksidenteve rrugore te ndodhura ne rruget e kryeqytetit. Per muajin prill ka ndodhur vetem nje aksident me vdekje.

271 588 gjoba jane vene nga sherbimet e policise gjate vitit te kaluar, per te cilet eshte dhene mase me gjobe me vlere 224 753 758 leke, para te cilat jane derdhur ne arken e shtetit.

2710 masa administrative qe kapin vleren e 2 836 000 leke jane vene nga rrugoret. Nga keto jane vjelur deri tani 1891 gjoba me vlere 2 943 540 leke. jane marre 1941 vendime me vlere 21 milione leke.

1 Vit me pare u emerua ne postin e shefit te Komisariatit te Policise Rrugore, Krenar Ahmeti, pasi kishte kryer nje sere specializimesh ne vende te ndryshme te Evropes.

29 Vjec eshte Shefi i Policise Rrugore te kryeqytetit. Ai ka lindur ne Mamurras, ku ka bere shkollen 8-vjecare dhe te mesme, e me pas ka studiuar ne Tirane e me pas ne Turqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›