E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten është i lirë, Berluskoni i hap dyert

Van Basten është njeri perfekt për pankinën e Milanit. Adriano Galliani është dakord ("për mua është si Madona"), Silvio Berluskoni po ashtu. Është perfekt, edhe pse vjen nga disa falimentime. Pas kombëtares dhe falimentimit në futbollin portokalli, në Holandë janë të bindur se historia e Marko Van Basten do të njohë sërish majat, falë sukseseve me një klub të madh. Në këtë rast, ky klub është Milani. Nëse Milani ka dëshirë të tentojnë një bast "alla Guardiola", Van Basten është emri i duhur. Berluskoni ka shpjeguar se nëse do të duhej të zgjidhte një zëvendësues për Ançelotin, do të mbështetej te një trajner i ri. Van Basten është i tillë dhe për më tepër është pjesë e një historie, që te Milani nuk e harrojnë kurrë. Është sulmuesi i moshës së artë. Deri pak ditë më parë, Van Basten nuk ishte në merkato, por me dorëheqjen nga Ajaksi, skenari ka ndryshuar. Ai pëlqehet edhe nga lojtarët kuqezinj. Ndërsa Zakeroni në një intervistë shpjegon se "Leonardo do të ishte zëvendësi natyral i Ançelotit, por pas një apo dy vjetësh".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›