Rama: Berisha demagogji
Vlorë-Kryetari i Partisë Socialiste ka qenë edhe në qytetin bregdetar të Vlorës për të prezantuar edhe në këtë qytet,Programin e ri qeverisës të socialistëve. Rama ka folur për një Shqipëri që zhvillohet e gjitha njësoj, për një Shqipëri që të jetë vërtetë e zhvilluar në fshat e në qytet, jo më me zhvillim të diferencuar. “Kryeministri bashkë me ministrat e të tjerët u tregojnë grafikët e rritjes së rrogave. Me rrogat e rritura të Sali Berishës çuditërisht blejnë më pak se ç'blenin përpara se Sali Berisha të bëhej kryeministër.”-theksoi Rama.
Rama theksoi se dy projektet e mëdha për të cilat “unë do të angazhohem me mish e me shpirt për Vlorën do të jenë fillimi i ndërtimit të një porti evropian dhe fillimi i punës për një universitet europian për Vlorën.” Apeli i Ramës nga Vlora për të gjithë Shqipërinë ka qenë për t’ju bashkuar politikës së re të Partisë Socialiste, e cila nuk do qeverisë më e vecuar nga njerëzit por në konsultim të përhershëm me ta, për të qenë një qeverisje me qytetarët dhe për qytetarët.
“Vetëm duke e qeverisur së bashku ne mund ta ndryshojmë Shqipërinë, Shqipëria nuk mund të ndryshojë duke u qeverisur nga kutia e televizorit. Shqipëria nuk mund të ndryshojë duke mbetur në duart e pak njerëzve. Shqipëria nuk mund të ndryshojë duke vazhduar të njëjtën këngë që dëgjojmë 18 vjet me radhë. Shqipërinë do ta ndryshojmë duke e nxjerrë politikën nga kutia e televizorit, duke e çuar qeverinë në duart e njerëzve. Do ta ndërtojmë Evropën në çerdhet, në kopshtet, në shkollat, në universitetet, në spitalet, në qendrat shëndetësore, në rrugët tona.” –tha më tej kreu socialist.