Lushnje/ Plackiti transformatoret, la kishen dhe 2 fshatra pa drita
Plackiste bobinat e transformatoreve qe i shiste per skrap me qellim fitimi, por linte fshatrat pa energji elektrike. Pas disa jave hetimesh te kryera nga Policia e Lushnjes, dje eshte prangosur i dyshuari Hamit Xhaferi, 43 vjec, banues ne fshatin Jeta e Re, i cili vjedhjen e radhes ka tentuar ta kryeje ne te ashtuquajturen “Shtepia e Zotit”, Kishen e fshatit Kolonje. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe sqaruan se 43-vjecari ishte futur ne kishe dhe perpiqej te shkulte bobinen e transformatorit elektrik. Nga hetimi i kryer rezultoi se Xhaferi ka plackitur edhe bobinat e transformatoreve ne fshatrat Bitaj, te hidrofori dhe Grabian, ngjarje te ndodhura brenda nje jave.