E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster/ Skandali me femijet, akuze per shperdorim detyre

Prokuroria e Gjirokastres deklaroi dje se po vijon hetimet per skandalin me femijet e kopshtit publik “Cicerimat” ne qytet. Burime zyrtare konfirmuan dje se akuza qe kane ngritur ndaj tre zyrtareve te larte ne arsimin vendor eshte ajo e “shperdorimit te detyres”. Ndjekja penale ka nisur ne dem te drejtoreshes se kopshtit, Tefta Zhulla, ish-drejtorit te Arsimit, Vasil Muka dhe psikologes Anila Caca. Zhulla u pezullua nga detyra dy dite me pare me urdher te drejtorit te Drejtorise Arsimore, Arian Pano. Denoncimi ndaj drejtoreshes u be nga Virion Graci, babai i nje prej femijeve, qe zbuloi se djali i tij ishte regjistruar ne nje projekt si i semure mendor i “Save the children”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›