E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Bie nga skela e pallatit ne ndertim, vdes punetori 35-vjecar

Nje punetor ndertimi gjeti vdekjen, pasi ra nga skela ne katin e shtate te nje pallati ne ndertim. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, rreth ores 08:30 ne lagjen “Liria” te qytetit te Shkodres. Viktima eshte Besnik Braci, 35 vjec, banues ne lagjen “Dobrac” te qytetit. Megjithese i demtuari eshte derguar menjehere ne spital nga koleget e tij, me gjithe ndihmen mjekesore qe ka marre, nuk ka mundur te mbijetoje. Ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor, i cili ka marre ne pyetje punetoret, drejtuesit e firmes, inxhinierin dhe verifikoi dokumentacionet dhe kushtet e sigurise. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qene aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›