Depozita apo bono, kush është mënyra më e leverdishme për të investuar kursimet
Për depozitat 12-mujore në lekë interesat luhaten nga 6.7- 6.9%. Interesat e depozitave në euro luhaten në nivelin e 4.5-4.7%
Ervin KOÇI
Tregu bankar në vend i jep sot mundësinë çdo shtetasi shqiptar që të fitojë duke i investuar si duhet kursimet e tij. Por mungesa e informacionit të duhur dhe herë-herë loja jotransparente që bëjnë bankat private me klientët bën që këta të fundit të mos e njohin si duhet mënyrën për të fituar sa më shumë nga kursimet e tyre, por duke i pasur ato të sigurta. Kjo gjë në shumë raste bën që të mos zbehet zakoni i vjetër i shumë shqiptarëve, të cilët mendojnë se paratë e tyre janë më të sigurta “nën jastëk” duke i humbur jo vetëm vetes, por gjithë sistemit ekonomik vendas mundësinë që të fitojë nga qarkullimi i parave në rrugët bankare. Megjithatë, kohët e fundit ky mentalitet ka nisur të ndryshojë për mirë, kjo falë edhe punës që kanë bërë si Banka e Shqipërisë, ashtu dhe bankat private për interesat e tyre, por edhe mediat, të cilat në jo pak raste i udhëzojnë konsumatorët se si të përdorin me leverdi paratë dhe kursimet e tyre. Aktualisht në vendin tonë bankat e nivelit të dytë ofrojnë përqindje të mira për interesat e depozitave të klientëve të tyre si në valutë, ashtu dhe në monedhën vendase. Këto interesa janë madje dhe më të mira se ato të shumë vendeve të rajonit, çka ka bërë që shumë emigrantë shqiptarë, por edhe shtetas të huaj të depozitojnë kursimet e tyre në bankat tona private. Por, kriza financiare globale që nisi në vitin 2008, i dha një goditje jo të vogël edhe sistemit bankar shqiptar, i cili megjithëse nuk u prek nga pasojat direkte të saj, u ndikua nga tërheqja e shpejtë e depozitave bankare sidomos në pjesën e dytë të vitit 2008 dhe në muajt e parë të vitit 2009. Por, sipas të dhënave zyrtare më të fundit të Bankës së Shqipërisë, aktualisht kjo situatë po kthehet drejt normalitetit, pasi qytetarët u bindën se është më mirë që paratë dhe kursimet e tyre t’i mbajnë më mirë në banka sesa “nën jastëk”. Nga ana tjetër ekspertët e sektorit bankar, përveç këshillës që japin për depozitat bankare, këshillojnë për të gjithë qytetarët edhe opsionin e investimit të parave në bono thesari.
Depozitat në lekë
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajt e fundit shqiptarët po preferojnë që kursimet e tyre në lekë t’i mbyllin në banka kryesisht për një muaj. Pas tërheqjes së depozitave gjatë muajve tetor-dhjetor të vitit të kaluar, rrjedhojë e panikut nga kriza globale financiare, sistemit bankar shqiptar duket se iu rikthye qetësia. Stoku i depozitave pas janarit të 2009-s nuk po shënonte më rënie, madje në periudhën mars-maj filloi të rritej, për të rënë më pas lehtë në qershor. Por besimi i lëkundur në ato muaj duket se i ka dhënë pasojat e veta në sjelljen e depozituesve. Të dhënat e fundit të BSH-së bëjnë të ditur se tashmë preferenca për ruajtjen e kursimeve për lekun ka kaluar dukshëm te depozitat njëmujore, nga vendosja e depozitave në banka për 12 muaj, që ishte përgjithësisht tendenca e shqiptarëve gjatë vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, gjithnjë e më shumë klientët shqiptarë të bankave kanë preferuar të kursejnë në afatin e shkurtër. Kohët e arta për bankat, si ato të gushtit të kaluar, kur prurjet e emigrantëve ndikuan në rritjen e ndjeshme të depozitave me afat 1-vjeçar, vështirë se do të përsëriten, të paktën në afatin e shkurtër. Në fakt, gushti i vitit të kaluar ka qenë muaji më i mirë për depozitat, periudhë që përkon me ardhjen e emigrantëve për pushimet e verës dhe sezonalisht ndikon në rritjen e kursimeve në banka. Edhe janari i këtij viti ka pasur një tendencë të lehtë rritëse të depozitave me afat në lekë, por ritmet e rritjes kanë qenë shumë më të ulëta se gushti, kur kriza globale nuk kishte plasur ende. Interesi mesatar i depozitave në lekë nuk ka shënuar ndonjë rritje të dukshme gjatë muajve të fundit. Për depozitat 12-mujore ai luhatet në 6.7- 6.9%, në një kohë që në verën e vitit të kaluar këto norma arritën në rreth 7.2%. Për depozitat 6-mujore interesi luhatet nga 5.9-6%.
Depozitat në euro
Në qershor të këtij viti (të dhënat e fundit të publikuara nga BSH-ja) është shënuar një rritje e stokut të depozitave në lekë dhe ulje e atyre në valutë. Në total, stoku i depozitave ka shënuar në qershor një ulje të lehtë me rreth 0.4%, në krahasim me muajin e mëparshëm, ndërsa në raport me dhjetorin e vitit të kaluar ka rënë me 1.3%. Nëse e krahasojmë situatën me shtatorin e vitit të kaluar, kohë kur kriza globale sapo shpërtheu me falimentimin e “Lehman Brothers” në SHBA, stoku i depozitave në bankat shqiptare rezultoi në qershor 2009, rreth 8.3% më i ulët se atëherë. Pavarësisht tërheqjes së depozitave në valutë, kryesisht euro, depozitimet e reja kanë vazhduar të jenë në nivele relativisht të larta, sipas të dhënave të BSH-së. Interesat relativisht të larta duket të kenë qenë faktor që i kanë bërë përsëri interesante kursimet në monedhën e përbashkët europiane. Ndonëse norma bazë e euros u ul me shpejtësi, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, si rrjedhojë e vendimeve të njëpasnjëshme të Bankës Qendrore Europiane (aktualisht norma bazë ka arritur në 1%), kjo tendencë nuk u reflektua në uljen e normave të depozitave në euro në tregun bankar. Situata ishte e ndryshme nga vitet e kaluara, kur ulja e normës bazë të euros dhe si rrjedhojë dhe euriborit shoqërohej dhe në Shqipëri me uljen e interesit, si të depozitave ashtu dhe kredive. Nga të dhënat e BSH-së, rezulton se interesat e depozitave në euro kanë mbetur të larta, në nivelin e 4.5-4.7% mesatarisht. Nga ana tjetër, ulja e ndjeshme e euriborit (që aktualisht është rreth 1.4%) - e cila deri pak muaj përdorej si bazë për caktimin e kredive në euro dhe nga bankat shqiptare, nuk u shoqërua me uljen e normës së kredive në euro. Edhe në rastet kur euribori përdoret si referencë, bankat vendosin një nivel minimal të normës së kredisë, që aktualisht shpesh nuk mund të jetë më e ulët se 8 apo 8.5%.
Depozitat në dollarë
Depozitat në dollarë vazhdojnë të mos jenë të preferuara, me sasitë e reja mujore të depozitave në dollarë, që sipas të dhënave të BSH-së janë sa një e pesta e atyre në euro dhe tendenca e tyre gjatë muajve të fundit ka qenë përgjithësisht në rënie. Edhe interesat në dollarë nuk kanë qenë tërheqëse, duke ndikuar në largimin e depozituesve nga kursimet në monedhën amerikane. Prej disa vitesh tashmë, dollari e ka humbur shkëlqimin e tij në Shqipëri. Vetëm pak vjet më parë, shtëpitë, tokat, makinat etj., shiteshin në dollarë, pagat më të preferuara ishin po në këtë valutë. Në momentin që euro e kaloi dollarin në vlerë, preferenca e shqiptarëve kaloi në monedhën e përbashkët europiane, që zëvendësoi gradualisht kartëmonedhën e gjelbër. Viti i fundit nuk e ka ndryshuar as raportin mes peshës së depozitave në valutë dhe atyre në lekë. Statistikat tregojnë se depozitat në lekë përbëjnë rreth 58% të totalit të depozitave dhe pjesën tjetër e zënë kursimet në valutë.
Investimi në bono
Sipas përllogaritjeve me interesat aktuale të bonove të thesarit (9.31 për bono 12-mujore), individëve u leverdis më shumë të investojnë paratë e tyre në bono thesari sesa t’i depozitojnë pranë bankave të nivelit të dytë. Kjo praktikë shikohet me interes edhe nga ekspertët e ekonomisë, të cilët këshillojnë si mënyrën më të frytshme të qarkullimit të parasë në treg. Sipas ish-guvernatorit të BSH-së, Shkëlqim Cani, investimi në bono thesari ka më leverdi për cilindo individ që kërkon të fitojë një interes më të lartë për kursimet e tij sesa thjesht dhe vetëm depozitimi në një bankë private. Por ai thekson faktin se duhet të jenë pikërisht bankat tregtare në vend ato që duhet të japin konsulencën e duhur për klientët e tyre, duke u treguar transparente. “Bankat private deri tani nuk janë treguar transparente sa duhet me klientët e tyre, pasi ato u kanë dhënë më tepër interes depozitave sesa mundësisë që klienti t’i investojë paratë e tij aty ku mund të fitojë më tepër. Kjo është bërë për arsye leverdie nga ana e bankave, pasi depozitat u japin atyre më tepër fitim për shkak të komisioneve, në një kohë që investimi i kursimeve në tregun e bonove të thesarit, ka më tepër leverdi për individët pasi interesi është më i lartë dhe përqindja mund të merret që në fillim”. Nëse i hedhim një sy tregut vendas të parasë, duket qartë që investimi i parave të lira në bono thesari është më i leverdishmi. Kjo lidhet me faktin që jo vetëm se normat e interesit të bonove të thesarit janë më të larta sesa normat respektive të interesit të depozitave të ofruara nga bankat e nivelit të dytë, por edhe të qenit më likuid si investim.
Depozitat, interesat dhe pasiguria tkurrin sërish nivelin në banka
Kthimi i depozitave që u tërhoqën nga sistemi bankar si pasojë e frikës që përhapi kriza në muajt e fundit të vitit të kaluar po rezulton i vështirë. Kur u duk se depozitat pas gjashtë muajsh rënieje iu rikthyen sërish trendit të rritjes, të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit qershor kursimet në banka janë tkurrur sërish me 2.4 miliardë lekë. Sipas të dhënave në fund të muajit qershor depozitat në bankat shqiptare ranë në 611.8 miliardë lekë nga 614.2 që ishin në fund të majit. Të dhënat tregojnë se tkurrja ka ardhur e gjitha nga depozitat në valutë, të cilat kanë rënë me 6.1 miliardë lekë në muajin qershor ose më shumë se 2.3 për qind brenda një muaji. Ndërsa ato në lekë janë rritur me rreth 3.5 miliardë lekë. Ekspertët e BSH-së thonë se një pjesë e rënies së depozitave në valutë vjen si efekt i kursit të këmbimit dhe kryesisht zhvlerësimit të euros ndaj lekut, e cila sipas kursit zyrtar në qershor ka qenë 1.3 për qind. Ndërsa pjesa tjetër prej afro 1 për qind e rënies së depozitave duket se ka të bëjë me tërheqje. Disa ekspertë e lidhin këtë rënie të depozitave me faktin se muaji qershor ishte muaji i zgjedhjeve çka mund të ketë ndikuar edhe vendimet e biznesit dhe individëve se si duhet t'i administrojnë kursimet e tyre. Por disa ekspertë të tjerë thonë se pavarësisht zgjedhjeve apo faktorëve të tjerë të rastësishëm, kthimi i depozitave në sistemin bankar po rezulton i ngadaltë, çka paralajmëron se sfida më e madhe e ekonomisë shqiptare në të ardhmen do të jetë mungesa e likuiditetit dhe fondeve të lira për të financuar konsumin dhe investimet në ekonomi.
Bankat jo transparente me klientët, spekulojnë me reklamat dhe ofertat
Bankat ofronin interesa joshëse gjatë fillimit të verës përmes fushatave publicitare intensive, në pritje të një fluksi të lartë të emigrantëve që do të mbyllnin kursimet e tyre në Shqipëri. Por, këtë vit, fushata e reklamave dhe numri i ofertave "joshëse" ishte shumë më i ulët dhe zgjati shumë më pak. Megjithëse bankat në vend kanë dhënë përqindje interesash për depozitat në monedha të ndryshme më të mira se ato të vendeve fqinje, përfshi edhe ato ku ka tepër emigrantë shqiptarë (Greqia dhe Italia), pasiguria ose mungesa e besimit te bankat private në vend bëri që këtë vit të mos ishte ai fluks i pritshëm depozitash nga ana e emigrantëve. Ekspertët e sektorit bankar thanë se gjatë qershorit depozitat e shqiptarëve në banka pësuan rënie me 24 milionë euro, ose me 0.5 për qind kundrejt muajit maj. Sipas të dhënave, në krahasim me qershorin 2008, depozitat kanë rënë me rreth 147 milionë euro, ose 3 për qind. Rënia e depozitave është një fenomen shumë shqetësues për Bankën e Shqipërisë dhe ekspertët e ekonomisë, pasi është tregues i fuqisë kursyese të popullatës. Nëse një vend nuk kursen, atëherë shanset janë që të mos ketë mundësi të investojë dhe të rrisë ekonominë e vet.
15 Gusht 2009