E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone Albania: Me “Vodafone Parties” festa vazhdon sot në Vorë



Vodafone Albania vazhdon të jetë në plazhet e mrekullueshme shqiptare me festat e famshme “Vodafone Parties”, si dhe shume aktivitete të tjera, për të qenë sa më pranë pushuesve në këtë stinë të nxehtë vere. Pas festave dhe aktiviteteve promocionale të startuara prej datës 11 korrik në Tiranë, e më pas në Velipojë, Durrës e Dhërmi me D.J. Tieston, këtë fundjavë, “Vodafone Parties” zbresin në plazhin e mrekullueshëm të Vlorës. Qyteti bregdetar, i cili ofron ndër pamjet dhe plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar, këtë fundjave do të jetë edhe më magjik falë “Vodafone Parties”. Sot në mbrëmje “Club Bliss” do të ndizet nën miksimet e hiteve më të suksesshme të kësaj vere nga “Chiara D.J.”, “D.J. Best”, “D.J. Besi” dhe i mirënjohuri “D.J. Aldo”, të shoqëruar nga tri balerina magjepsëse, që do të performojnë ekskluzivisht për të pasionuarit e klubeve deri në orët e para të mëngjesit. Mos harroni që këtë fundjavë, përveç kremit të plazhit, çadrave dhe rrobave të banjës, të karikoheni me energjinë e duhur për të shijuar një tjetër festë magjike të ofruar për ju vetëm nga Vodafone Albania. Stina e verës dhe argëtimi është kryefjala e saj.

15 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›