E Diel, 1 Nëntor 2026

Depozitat, Tirana Bank sjell ofertën më të mirë në treg.

Tirana Bank vjen pranë jush në këtë fundviti me një produkt të ri cilësor, i cili synon të ofrojë mundësi të reja përfitimi për klientët tanë anembanë vendit. Depozita 1+12, kështu quhet oferta jonë e re, e cila ju shpërblen që në momentin e hapjes së saj duke ju dhuruar menjëherë 1 muaj interes BONUS. Gjithashtu, kjo depozitë arrin t’ju ofrojë norma të larta interesi për tregun shqiptar, por edhe të ardhura të rregullta mujore duke ndihmuar si një përfitim financiar shtesë, përveç rrogave tuaja, pensioneve e të ardhurave të tjera. Ju mund ta përdorni interesin e kësaj depozite shumë të leverdishme për të mbuluar shpenzimet tuaja mujore, pagesa të ndryshme e mjaft nevoja të tjera. Mjafton që ju të drejtoheni sot për të hapur një depozitë 1-vjeçare në një nga 56 degët e Tirana Bank anembanë vendit, dhe do të përfitoni menjëherë : Një muaj interes Bonus që në momentin e hapjes së saj, të ardhura të rregullta mujore, norma të larta interesi. Kjo ofertë vjen si një dhuratë në këto festa fundviti për klientët tanë, të cilët mund të përfitojnë duke pasur këtë depozitë, por gjithashtu edhe nga shërbimet tjera cilësore që ofron për ju Tirana Bank.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›