E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpha Bank në Greqi u zgjodh “Banka e Vitit 2011” nga “The Banker”

Alpha Bank është vlerësuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Banka e Vitit 2011 për Greqinë” nga revista ‘The Banker’, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila u zhvillua në Londër. Konsideruar si standard i industrisë për përsosmëri bankare, ky çmim njeh performancën e qëndrueshme të punës së ‘Alpha Bank’ për vitin 2011. Juria vlerësoi Alpha Bank si bankën greke me pozicionimin më të mirë për të përballuar krizën financiare, si rezultat i strategjisë konservative dhe iniciativës së uljes së kostos. Sipas revistës “The Banker”, bashkimi i Alpha Bank me Eurobank do të pozicionojë bankën në mënyrë të tillë që jo vetëm të përballojë trazirat ekonomike aktuale, por edhe në krijimin e mundësive të reja dhe do të luajë një rol kyç në rritjen e ardhshme në rajon. Gjithashtu, juria e “The Banker” theksoi se bashkimi i Alpha Bank me Eurobank krijon kapacitetet e duhura për t’u përballur me krizën, për çfarëdo kërkesash për kapital në bankat greke”. Kryetari i Bordit Drejtues, Yannis S. Costopoulos theksoi se “çmimi është prova e vlerësimit të punës dhe përkushtimit të çdo punonjësi të Alpha Bank për të dytin vit radhazi, gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë për ekonominë greke”. “Bashkimi ynë me Eurobank i hap rrugën sektorit bankar grek për konsolidim. Pas bashkimit, ne jemi banka kryesore në Greqi dhe një nga 25 grupet bankare kryesore në eurozonë. Ne e konsiderojmë ekzistencën e bankave të forta të sektorit privat, si një kusht thelbësor në rikuperimin e ekonomisë greke”, - shtoi z. Costopoulos.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›