Depozitimi i kërkesave Deputetët, ok shtyrjës së afatit
Autori i Lajmit: Red.
Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi dje në parim disa ndryshime në ligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronës , të propozuara nga Grupi Parlamentar i Partisë Republikane. Deputetët parimisht i mbështetën amendamentet që synojnë shtyrjen e afatit të depozitimit të kërkesave të reja të pronarëve Për kthimin dhe kompensimin e pronave , nga 1 tetor 2007 që është afati aktual, më 31 dhjetor 2008.Nisma ligjore e PR-së, sipas deputetit republikan, Arian Madhi, lidhet me "problematikën e kthimit të pronave, një proces që ka nxjerrë në pah një sërë mangësish në respektimin e afateve të përcaktuara në ligj"."1 tetor 2007, që është dhe afati i fundit për depozitimin e kërkesave të reja të pronarëve, nuk arrin të përmbushë të drejtën për aplikime nga ana e tyre dhe kjo situatë është shkaktuar nga kërkesat për plotësim hartash", shpjegoi Madhi arsyet e këtij ndryshimi ligjor.
Duke argumentuar draftin, ai tha se "sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, bashkë me kërkesën, pronarët duhet të depozitojnë dhe hartat për pronat e tyre, si kanë qënë para shpronësimit dhe se si janë sot. Kjo është një pamundësi për ta pasi kërkon dhe pagesa të larta nga ana e tyre, për një pronë që nuk dihet nëse kthehet apo kur mund të kompensohet".Në komision sot paraqitën mendimet e tyre edhe përfaqësues të shoqatës "Pronësi me Drejtësi", ndërkohë që për kryetarin e Agjencisë Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, u ra dakort që të raportojë për këtë çështje, në një nga mbledhjet e ardhshme.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2007