E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pronarët e 8 qarqeve, shpërblimi në nëntor

Autori i Lajmit: Red.AKKP njofton të gjitha subjektet e shpronësuara, që iu përkasin qarqeve Gjirokastër, Berat, Korçë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, të cilëve iu është miratuar harta e vlerës me vendim të Këshillit të Ministrave, se janë të ftuar nga dt. 01.10.2007 deri në dt. 22.10.2007 të paraqesin kërkesat e tyre për kompensim monetar pranë Drejtorisë së Kompensimit, të A.K.K.P, në Tiranë, në përputhje me kushtet dhe kriteret që përcakton V.K.M nr. 566, dt.05.09.2007. Gjithashtu, kjo vlen edhe për subjektet që i përkasin qytetit të Tiranës dhe rrethit të Kavajës.
Shfuqizimi
Sektori juridik ka mbrojtur në gjykatë të gjitha vendimet e dhëna nga A.K.K.P si edhe ish-komisionet e KKP apo ish-Komitetit SHKKP. Ka ushtruar kontroll të drejtpërdrejtë mbi disa ZRKKP të qarqeve më të mëdha të vendit. Duke u ushtruar iniciativa, janë shfuqizuar 25 vendime, për muajin gusht 9 vendime dhe 16 vendime për muajin shtator, të marra nga zyrat rajonale të K.K.Pronave në nivel qarku. Gjithashtu, ndaj specialistëve dhe drejtuesve të zyrave rajonale, në të cilat janë konstatuar shkelje, janë dhënë dhe masat përkatëse disiplinore.
Zvarritjet
Nuk janë vetëm organet e qeverisjes vendore ato, të cilat, sipas Mahos, po zvarrisin dhe pengojnë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Një rol jo pak të vogël po luajnë dhe ministritë e linjës, të cilat ende nuk kanë dërguar pranë AKKP objektet apo trojet e lira që kanë në dispozicion për kompensimin fizik, sipas udhëzimit të qeverisë. “Pika më e rëndësishme dhe që has më shumë probleme është ajo e krijimit të një fondi fizik sa më të madh, me pasuri të paluajtshme, (tokë bujqësore, truall, pyje, kullota dhe objekte shtetërore) nga ana e ministrive të linjës, (Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes etj).
Informacioni
Informacioni që ka mbërritur nga këto ministri është një informacion i përgjithshëm, ku evidentohen një sërë pasurish shtetërore me emërtimet dhe sipërfaqen e tyre përkatëse, pa u shoqëruar nga certifikata e pronësisë, harta treguese dhe kartela e pronësisë së lëshuar nga Z.R.P.Paluajtshme e rrethit, në territorin e së cilës ndodhen objektet e paluajtshme. Që ky informacion i dërguar nga ministritë përkatëse të bëhet i dobishëm, nga ana e A.K.K.P, me qëllim kryerjen e një kompensimi efektiv dhe të menjëhershëm, kërkohet që për çdo truall, tokë bujqësore, godinë shtetërore, pyje dhe kullotë që ministritë përkatëse vënë në dispozicion të krijimit të fondit fizik të kompensimit, të kenë edhe certifikatën e pronësisë, hartën treguese dhe kartelën e pronsisë të lëshuar nga Z.R.P.Paluajtshme e rrethit, në territorin e së cilës ndodhen objektet e paluajtshme të sipërcituara, me qëllim që informacioni i dërguar të mos ekzistojë vetëm faktikisht, por edhe juridikisht, - tha Maho
Ky lajm është publikuar: 17/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›