E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompesimi i ish-pronarëve i njejtë me vitin 2006

Autori i Lajmit: Red.Kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e fondit të kompensimit të ish- pronarëve për këtë vit do të jenë pothuajse ato që janë ndjekur vitin e kaluar. Në bazë të projekt-vendimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave është shqyrtuar përzgjedhja e subjekteve që do të përfitojnë nga fondi prej 5 milionë dollarësh ku janë përcaktuar edhe kriteret qe duhet ndjekur. Prona e subjektit të shpronësuar duhet të jetë e gjitha për kompensim, subjekti i shpronësuar nuk duhet të ketë përfituar nga kompensimet e mëparshme dhe pronat e këtyre subjekteve i përkasin atyre qarqeve për te cilat është miratuar harta e vlerës së tokës. Radha e përfitimit përcaktohet nga numri i vendimit sipas viteve ndërsa vlera e kompensimit do te jete e njëjtë si vitin e kaluar deri 200 m2 te sipërfaqes se miratuar për kompensim
Ky lajm është publikuar: 17/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›