E Hënë, 2 Nëntor 2026

Projektvendimi: Gati miratimi i fondit fizik për kompesim

Autori i Lajmit: Red.Për muajin gusht u miratuan nga Këshilli i Ministrave treguesit e hartës së vlerës së tokës për qarkun e Gjirokastrës dhe Beratit. Për muajin shtator u përgatitën dhe u miratuan nga Këshilli i Ministrave treguesit e hartës së vlerës së tokës për qarkun e Korçës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës. Në fund të muajit shtator u përgatit dhe u dërguan për miratim në Këshillin e Ministrave treguesit e hartës së vlerës së tokës për qarkun e Fierit dhe të Elbasanit. Po punohet me ritëm të lartë dhe shumë shpejt do të përcillet për miratim në Këshillin e Ministrave harta e vlerës për qarqet e tjera të vendit. Gjithashtu, i janë përcjellë Ministrisë së Drejtësisë projektvendimet “Për miratimin e fondit fizik të kompensimit”, si edhe projekt VKM “Për shpërndarjen e fondit fizik të kompensimit”.

Ky lajm është publikuar: 17/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›