Depp, 38 milionë dollarë për “Pirati i Karaibeve 4”
HOLLYWOOD- Johnny Depp mund të bëhet aktori më i paguar në botë pasi për rolin e fundit të sagës “Pirati i Karaibeve”, ai do arkëtojë 38 milionë dollarë.
Bosi i kompanisë Disney ka vendosur të investojë shumë tek aktori amerikan, pasi në këtë seri do mungojnë Orlando Bloom dhe Keira Knightley. Seria e katërt e sagës parashikohet që të arkëtojë miliona dollarë, ashtu si tre të parat që patën një sukses mbarëbotëror.
Pas arkëtimit të kësaj shume, Depp do hyjë në kalibrin e gjigantëve të tjerë të Hollywood-it si Tom Cruise, Tom Hanks apo Mel Gibson. Duke u kthyer tek “Piratët”, ka zëra se Penelope Cruz do jetë protagonistja e radhës në krah të Deppit.
(m.a/BalkanWeb)