E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashar, votohet në 18 qendra votimi

Tiranë- Mbi 13.000 votues janë të pranishëm në listat për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës Kashar. Votimet kanë nisur qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm (07.00), për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për këtë post që janë Besnik Fuçia i Partisë Demokratike, Sinan Egra i Partisë Socialiste, Alfred Bakalli i LSI-së, dhe kandidati i pavarur Rustem Murati.

Në 18 qëndrat e votimit, KQZ-ë ka përgatitur një ekip pune i ndarë në 2 grupe me nga 13 anëtarë, për numurimin e këtyre votave. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë banorët e fshatrave 1 dhe 2, Katund i ri, Kashar Qendër, Kashar Kodër, Fshati Mazrek, etj.

Këto zgjedhje bëhen mbas arrestimit të ish kryetarit të kësaj Komune Alfred Sula, për shpërdorim detyre. Ndërkohë policia ka lajëmruar marrjen e një plani masash për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Mësohet se procesi po vijon normalisht dhe shumë i qetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›