E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi malor, mbi 1400 vizitorë në Theth

Shkodër- Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuar pas tij, sidomos turistë të huaj. Thethi, një nga perlat e natyrës shqiptare, park kombëtar që nga viti 1966, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, tani në stinën e verës duket se ringjallet.

Banorët e fshatit turistik kanë nisur të përshtasin banesat e tyre në funksion të turizmit, duke e parë këtë si një mundësie konomike me interes. Deri tani janë mbi 1400 turistë të huaj, kryesisht ekplorues të natyrës, alpinistë apo të apasionuar pas shëtitjeve me biçikletë, që kanë kaluar mbi një natë në Theth, duke u strehuar në 6 shtëpi të përshtatura për këtë qëllim.

Vetëm vititn e kaluar janë numëruar 3100 vizitorë të tillë. Sipas pronarëve të këtyre shtëpive ky turizëm shihet me interes prej tyre.Këtë vit, mendohet që numri i turistëve të jetë më i madh dhe shembulli i shtëpive të përshtatura ka nxitur dhe të tjerë që të rikthehen në stinën e verëse të punojnë këtu.

Kushtet që u afrohen vizitorëve janë bashkëkohore dhe pse sipas banorëve është infrastruktura rrugore ajo që sjell vështirësi, pasi rruga rreth 70 km larg Shkodrës ka nevojë për zgjerim dhe ndërtim muresh mbrojtës në disa vende.

Në Theth vijnë dhe grupe të rinjsh që ngrenë kampingje provizore në këtë zonë dhe shëtisin nëpër vendet e mrekullueshme që ajo afron, si ujëvara e Grunasit, puset e Ndërlysës, shpellat e tj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›