E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, 53- vjeçari tenton vetëvrasjen

ELBASAN- Tenton t’i japë fund jetës duke përdorur helm, gjendet dhe transportohet menjëherë drejt spitalit kirurgjik nga familjarët e tij. Viktima është Ali Rami, 53 vjeç, lindur e banues në fshatin Floq, të komunës Mollas në rrethin e Elbasanit. Nga dëshmitë e të afërmve, 53- vjeçari ka përdorur helmin silicor që përdoret në bujqësi në gjendje depresive. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një shishe plastike e shkruar Siligor. Dyshohet se shkak i përdorimit të helmit ka qenë gjendja shëndetësore pasi 53 vjeçari vuan nga sëmundje nervore. I vetëhelmuari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

------------------------------------------------------------Vjedhin hekurat e urës për skrap, arrestohen

ELBASAN- Dy persona kanë rënë në pranga teksa transportonin një sasi materialesh hekuri të prera në një urë në Gramash. Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasit Xhevdet Lamçja 51 vjeç me banim në lagjen Emin Matraxhiu, dhe Skënder Memini 42 vjeç me banim në lagjen Emin Matraxhiu pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 12 copë tuba hekuri me gjatësi 1.5 metra, të cilat i kishin prerë në urën e lumit Tomorricë. Hekurat po transportoheshin me një mjet tip Nissan me targa “EL 1624 B”, i cili cila ishte në pronësi të shtetasit Skënder Memini. Dyshohet se tubat do të dërgoheshin për t’i shitur për skrap. Të njëjtët persona dyshohet se tre javë më parë kanë prerë disa tuba tek një pompë uji në fshatin Xhorxhovinë në Gramsh. Mësohet se nga policia është sekuestruar mjeti së bashku me materialet e gjetura. Dy të arrestuarit akuzohen për vjedhje, shkatërrim të rrugëve dhe shkatërrim të rrjetit ujitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›