Rikthehet superhajduti 10-vjeçar
Autori i mbi 300 vjedhjeve ka hyrë në banesëne një pushuesi në Golemdhe ka marrë 5 milionë lekë
Kavajë- Rishfaqet superhajduti i mitur, policia në kërkim të tij. M. C. 10-vjeçari nga Tirana, autori i mbi 300 vjedhjeve kësaj radhe ka “shënjuar” një banesë në Golem të Kavajës. Policia deklaroi se i mituri dyshohet të ketë vjedhur dy ditë më parë në një banesë ne Golem 5 milionë lekë të vjetra. Ka qenë një pushues nga Tirana “viktimë” e superhajdutit. Burime nga policia thanë se pas denoncimitpolicia bëri këqyrjen e vendit ku ishin vjedhur paratë ndërsa nisi hetimet për të identifikuar dhe kapur autorit. Nga hetimet e para rezulton se autori i vjedhjes së parave dyshohet të jetë 10-vjeçari M.C, i cili është shpallur në kërkim policia. “Po punohet për shoqërimin e autorit të dyshuar, por ai do të ndiqet në gjendje të lirë pasi mosha e tij e mitur e favorizon të qëndrojë vetëm për pak orë në qeli”,- thanë për “Shekullin” burimet policore të komisariatit të Kavajës.
Vjedhja
Familja nga Tirana e cila prej disa ditësh kishte marrë me qira një banesë në Golem të Kavajës për të kaluar pushimet, dy ditë më parë ndodhej në bregdet. Dyshohet se 10-vjeçari M.C, ka mësuar boshatisjen e banesë për të hyrën në ambientet e brendshme të saj me qëllim realizimin e vjedhjes. Ai ka mundur të marrë në banesën që kishte marrë me qira një familje nga kryeqytetit rreth 5 milionë lekë të vjetra. Këtë shumë ka deklaruar në polici si të vjedhur kryefamiljari. Ky i fundit menjëherë pasi konstatoi vjedhjen mbërriti në komisariatin e policisë së Kavajës për të kryer denoncimin. Efektivat blu mbërritën në banesë për të bërë këqyrjen e provave. Burimet zyrtare nga policia thanë se vjedhja dyshohet se mban firmën e 10-vjeçarit M.C. Ai është parë gjatë verës kryesisht ditët e fundit në vijën bregdetare Kavajë-Durrës. Sipas policisë M.C, i cilësuar si superhajdut duke u kthyer në tmerri i banesave e lokaleve në kryeqytet, gjatë sezonit të verës “shtegton” në bregdet për të vjedhur pushuesit.
Superhajduti
Policia deklaroi se po punon për kapjen e 10-vjeçarit. Por megjithëse ndiqet nga policia M.C, do të lihet sërish i lirë për shkak të moshës së tij të mitur. Mungesa e një shkolle riedukimi po shqetëson jo pak policinë e cila shprehet se janë shtuar shumë hajdutët e mitur të cilët veprojnë kryesisht në Tiranë. M.C, është njëri prej tyre dhe cilësohet nga policia si superhajdut pasi 300 vjedhje mbajnë firmën e tij. Banesa, lokale, makina, e motorët janë “shënjestrat” e 10-vjeçarit i cili në shumë raste është vetëdorëzuar në polici ku ka treguar për vjedhjen dhe më pas është lënë sërish i lirë. Inspektorët e policisë sapo dyshonin se vjedhjet ishin kryer prej M.C, lajmëronin prindërit e tij që ai të paraqitej në komisariat. Kaq ishte e mjaftueshme për të miturin i cili nuk “përtonte” të shkonte në “duart” e efektivave blu, ku pasi deklaronte se kishte kryer vjedhjen dhe paratë i kishte harxhuar lihej i lirë. Por sipas policisë, 10-vjeçari në rastet kur kishte kryer vjedhje në shuma të mëdha zhdukej dhe vetëm puna intensive e policisë e çonte në qeli. Por mosha e tij e mitur e favorizonte atë të qëndronte vetëm pak orë në qeli ku më pas do të lihej i lirë për të skenuar vjedhjen e radhës.