E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet shqiptari dyshohet per grabitjen e studenteve

Greqi

Nje shqiptar eshte vene ne pranga ne Greqi pasi akuzohet per perdhunimin dhe grabitjen e vajzave te reja. Ngjarja e fundit ka ndodhur nje nate me pare. Tmerr me sy pane disa studente ne qytetin e Larises nga 23-vjecari shqiptar emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimore pasi ai i ndalonte me force ne rruge dhe i grabiste. Te dhenat policore tregojne se mbi te riun shqiptar rendon edhe akuza e perdhunimit te mbetur ne tentative pas denoncimit te bere nga nje prej viktimave te grabitjeve te tij. Policia greke mundi ta vere ne pranga te riun emigrant pas identikitit te ndertuar fale pershkrimeve qe jepnin studentet e dhunuara. Sipas te dhenave te para 23-vjecari shqiptar grabiste ne oret e mbremjes ndersa viktimat e tij ishin femra dhe kryesisht studente. Sulmet e 23-vjecarit zgjaten gjate gjithe veres dhe ne muajin shtator ai kreu edhe dy grabitje dy raste ofenduese per dinjitetin seksual gjashte vjedhje celularesh si dhe nje rast tentim perdhunimi. 23-vjecari u njoh nga viktimat e tij ndersa eshte shoqeruar ne Prokurorine e Larises.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›