E Diel, 1 Nëntor 2026

Myftiu Sekreti i parave cash qe solla nga Arabia

Grupi hetimor largon dyshimet per financime terroriste mbetet vetem pastrimi i parave 110 mije rialet saudite u zbuluan pasi studenti pati nje sherr

Parate per xhamine e Lushnjes qe sollen dyshime per myftiun u zbuluan pas nje konflikti qe studenti i Medines kishte pasur atje dhe me pas kishte tentuar te kthehej ne Shqiperi. Grupi hetimor ne mungese te informacionit se keto para vijne nga financime terroriste po heton vetem per evazion fiskal. Nga ana tjeter myftiu i Lushnjes Tomorr Borici ka deklaruar se parate nuk i kishin transferuar me banke thjesht se taksat ishin shume te larta. Informacioni behet i ditur nga grupi hetimor qe po verifikon te gjithe te dhenat e kesaj ceshtjeje per te cilen ka dyshime se mund te kete lidhje me terrorizmin. Madje vete ceshtja delikate ka futur ne pune edhe Sherbimin Informativ Shteteror strukturat e se ciles po punojne per mbledhjen e sa me shume fakteve.

Burimet policore bene te ditur se parate e studentit shqiptar ne Medine Fadil Bardhoshi u zbuluan gjate nje kontrolli rutine. Disa dite para se ai te nisej per ne Shqiperi ka pasur konflikt me nje tjeter student. Per kete arsye ai ka vendosur te kthehet ne Shqiperi derisa situata te qetesohet duke iu shmangur ndonje konflikti tjeter. Por policia ne Arabine Saudite kishte nisur hetimin per ceshtjen e konfliktit dhe sipas informacioneve te pakonfirmuara nuk ka pasur kontakt me studentin shqiptar te cilin e kishte shpallur ne kerkim per ta marre ne pyetje. Ne keto kushte kur ai eshte paraqitur ne aeroport emri i tij eshte identifikuar nga sherbimet policore qe kane kerkuar shoqerimin e tij. Gjate kontrollit te ushtruar atij i jane gjetur 110 mije riale saudite qe sipas kursit nderkombetar jane rreth 30 milione leke te vjetra.

Ne keto kushte duke marre shkas edhe nga dyshimet e tjera te policise saudite ai eshte dyshuar se parate vinin nga ndonje aktivitet i lidhur me terrorizmin. Keshtu studenti shqiptar eshte pyetur ne detaje per parate por ceshtja i eshte referuar edhe drejtesise shqiptare per ndjekje te metejshme. Policia zbuloi se parate do te perdoreshin per rikonstruksionin e xhamise se Lushnjes dhe per kete arsye shoqeroi myftiun. Pas shoqerimit policia nuk dha shume detaje per shoqerimin por diten e djeshme burime nga grupi hetimor thane se e gjithe kjo mendohet se eshte kryer per tiu shmangur taksave pra mbetet vetem vepra penale e pastrimit te parave. Madje dicka e tille eshte pretenduar edhe nga myftiu Tomorr Borici i cili eshte pyetur per keto para. Sipas te dhenave ai eshte pyetur pse parate do te vinin ne menyre te fshehte dhe dorazi. Per kete Borici mesohet se ka shpjeguar se transferimi i parave me banke nuk realizohej dot nga Arabia Saudite. Ndersa menyra per transferte me sherbimet e tjera ishte shume e kushtueshme dhe humbnin shume para keshtu qe studenti ka vendosur ti sjelle parate dorazi.

Ndersa per origjinen e parave Borici ka deklaruar se nuk ka shume informacion. Ne seancen e pyetjeve myftiu i Lushnjes ka deklaruar se ai nuk ka dijeni se kush i ka dhuruar ato para. Sipas tij ai ka mirepritur dhurata nga te gjithe besimtaret ashtu si edhe nga Fadil Bardhoshi student ne nje universitet fetar ne Medine. Gjithashtu ai ka shpjeguar se nga informacionet e tij Bardhoshi njihte sheike ne Arabi qe kishin shprehur deshiren per te financuar ne Shqiperi sic eshte edhe rasti i rikonstruksionit te nje xhamie ne Lushnje. Myftiu eshte lene i lire nga policia dhe SHISH qe po heton rastin por nga ana tjeter duhet te perballet me keshillin e Komunitetit Mysliman. Sipas te dhenave komuniteti ka vendosur qe te vendose shkarkimin ose jo te myftiut te Lushnjes vetem pas festes se Fiter Bajramit. Gjate ketyre diteve pritet te mblidhet keshilli qe do te marre ne pyetje Myftiun dhe te vendose se cfare do te veproje me tej me fatin e tij.

Tomorr Borici kreu i myftinise se Lushnjes ka qene nje emer i perfolur prej besimtareve te Lushnjes si dhe prej nje pjese te mire te klikes drejtuese te myftinise se rrethit. Dyshimet per perfshirjen e tij ne organizata islamike te cilat edhe mund te financonin Boricin dhe aktivitetin e tij u bene publike plot tre vjet me pare atehere kur ai u vendos ne krye te myftinise. Akuzat per nje figure jo fort te paster Tomorr Boricit i erdhen jo vetem nga besimtaret por edhe nga drejtuesit e meparshem te myftinise. Madje me keta te fundit myftiu i Lushnjes shkoi deri ne perplasje fizike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›