Perrenjas, vetevaret 38-vjecari
Nje 38-vjecar nga qyteti i Perrenjasit eshte gjetur i vetevarur mengjesin e djeshem ne banesen e tij. Trupi i Mentor Kajacka eshte zbuluar nga familjaret i varur me nje tel korrenti ne katin e trete te shtepise. Familjaret treguan se jane shqetesuar per zhdukjen e menjehershme te 38-vjecarit dhe pasi nuk e kane gjetur kane nisur ta kerkojne gjithandej. Ata i kane dhene ndihmen e pare, pasi kufoma ka qene ende e ngrohte. Me pas ai eshte derguar per ne spital por sipas mjekeve gjithcka ka qene nje formalitet, pasi viktima ka arritur i vdekur nga asfiksia. Nga te dhenat paraprake rezulton se 38- vjecari eshte vetevarur ne kushtet e depresionit te rende. F.S.