E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vdekja e Linit, jemi ne hall”

Redinalda Caushaj
Shtepia njekateshe e pasuvatuar mbi fshatin Shkoze, ende ishte rrethuar nga familjare te Lin Vocit, i cili humbi jeten nga shkeputja e vincit, dje, afer fshatit Domje, ndersa punonte ne firmen “Albion”. Nje djale i vogel ishte mbeshtetur te dera me syte nga dhoma, ne te cilen qendronte arkivoli i zbuluar i 45-vjecarit dhe qante me ngasherim. Ishte djali i muratorit, i cili nuk mund te fliste dot nga dhimbja e humbjes se te atit. Afer tij qendronte motra e madhe. Miq e te aferm ishin mbledhur ne banesen e viktimes, ende e parregulluar mire, kurse ne te kishte shume pak mobilie, edhe pse prej 13 vitesh Lini ishte punesuar ne sektorin e ndertimit. Bashkeshortja, Dide Voci, e veshur me te zeza, me nje shami ne koke, tregon momentet qe eshte njoftuar per vdekjen e Linit dhe jeten e tij. Aksidentale, e konsideroi ajo shkeputjen e vincit, me pasoje vdekjen e burrit te saj, nderkohe qe lutet qe te shpetoje shoku i tij, i cili ndodhet ne Spitalin Ushtarak. Deri dje, asnje prej drejtuesve te firmes qe pas momentit te njoftimit nuk kishte shkuar per ngushellim, ndersa pritet edhe per nje mbeshtetje financiare per gruan dhe 3 femijet jetime. Didja nuk permban dot lotet per asnje cast dhe mes kujes per humbjen e bashkeshortit, shpreh pasiguri per te ardhmen e familjes. “Vetem Lini punonte, nuk e dime si do na veje halli ketej e tutje”, thote ajo, ndersa syte i jane enjtur nga te qaret.
Si e mesuat ngjarjen e rende?
Lini iku si cdo mengjes ne pune dhe nuk ishte i shqetesuar. Isha ne shtepi dhe telefonin e kisha te mbyllur, kur me vjen kusheriri i bashkeshortit tim dhe me thote qe Linin e kishin derguar ne spital, sepse ishte rrezuar nga skela. Ne ato momente u bera gati qe te nisesha per ne spital.
A shkuat ne spital?
Jo, u nis kusheriri i tij, te cilin e kishin marre ne telefon dhe i kishin thene qe kishte vdekur, sapo kishte arritur te dera e spitalit.
Sa vjet kishte bashkeshorti juaj qe punonte ne ate firme?
Ne firme Lini punonte prej 8 vjetesh dhe ndihej mire aty. Kryesisht punonte ne ndertim. Pikerisht me skela. Bashkeshorti im kishte 13 vjet qe punonte ne kete sektor. Besoj se ka qene gjithcka aksidentale.
Kishte pasur probleme me pare ne pune Lini?
Jo, asnjehere. Ne firme punonte me dokumente te rregullta ishte me kontrate si dhe me sigurime shoqerore.
Nga jeni me origjine dhe sa kohe keni qe keni ardhur ne kryeqytet?
Jemi nga Puka dhe kemi 15 vjet qe kemi ardhur ne Tirane, se bashku me familjen. Nga martesa sollem ne jete tre femije, dy vajza dhe nje djale, te cilet vazhdojne shkollen 9-vjecare dhe te mesme.
Ju kane ardhur per ngushellime nga firma, ku ishte punesuar burri juaj?
Jo, nuk ka ardhur ende asnje nga pronaret, nderkohe qe gjithe shoket e punes kane qene ketu qe prej momentit te ngjarjes.
Kush punonte tjeter ne familjen tuaj?
Vetem Lini. Tani nuk e dime se cfare do bejme, pasi edhe kushtet dhe situata eshte e veshtire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›