E Diel, 1 Nëntor 2026

Pendohet gjobevenesi, gjykata i fal 3 vjet burg

Pendimi i gjobevenesit te kryeplakut te fshatit Kashar, Bardhyl Kamberi, nuk e ka shpetuar dot nga denimi me 6 vjet heqje lirie dhe 1,4 milione leke gjobe. Diten e djeshme Gjykata e Krimeve te Renda ka shpallur fajtor 18-vjecarin Algert Hyka, per akuzen e "shtrengimit me ane te kanosjes”, “dhunes per dhenien e pasurise" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve”. Trupi gjykues, i kryesuar nga Bardhyl Dhama, pak para terheqjes per dhenien e vendimit, ka pyetur per here te fundit te pandehurin, ndaj te cilit u procedua me gjykim te shkurtuar, nese kishte per te folur rreth akuzes per marrjen e 50 mije eurove. “Ndjehem i penduar thellesisht dhe ju siguroj se nuk do te perseritet me veprimi im”, eshte shprehur Hyka. Kjo ka mundesuar vetem uljen e mases se denimit vetem me 3 vite burg, nga cfare kishte kerkuar prokuroria. Ndersa pretenca e organit te akuzes nje seance me pare ka dhene 9 vjet heqje lirie dhe 2 milione leke gjobe. Ngjarja ka ndodhur ne qershor te 2007-es ne Kashar, ku 18-vjecari Algert Hyka kishte komunikuar me kryeplakun e komunes, Bardhyl Kamberi, me ane te nje numri telefoni, i blere posacerisht, duke i kerkuar nje shume prej 5 milione lekesh ne formen e “gjobevenies”. Fillimisht, viktima Kamberi nuk i ka kushtuar shume rendesi ketij kercenimi, por duke pare se telefonata u perserit diten tjeter, nuk ngurroi te denonconte ne Drejtorine e Policise Tirane, duke vene ne dispozicion edhe numrin e telefonit te te dyshuarit. Indiferenca qe po i bente kryeplaku kerkeses per shumen e lekeve, Hyka i eshte pergjigjur duke shkuar prane baneses dhe duke qelluar drejt saj me nje pushke 20-she, duke lene vetem shenja plumbash neper mure. Pas vendosjes ne pergjim te telefonit eshte bere e mundur edhe prangosja e “gjobevenesit”, ne kuader te operacionit te koduar “Fortesa”. Sipas hetimeve te policise dhe prokurorise, 18-vjecari pretendonte se i ishte bere padrejtesi ne ndarjen e nje siperfaqeje toke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›