Haxhinasto: Qeveria ka shpërdorur fondet për kompesimin e pronarëve
07/02/2009 Pronat - prioritet i programit elektoral të LSI-së
“Moszgjidhja e problemit të pronësisë është dështimi më i rëndë i Berishës”
Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë prioritet në programin e saj elektoral zgjidhjen dhe konsolidimin e çështjes së pronësisë në Shqipëri. Një fakt i tillë u bë dje i ditur nga kryetari i Komtetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie Edmond Haxhinasto, i cili gjatë një konference për shtyp vlerësoi se “zgjidhja e çështjes së pronës është jo vetëm çështje e të drejtave themelore të qytetarëve, por edhe përcaktuesi kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të vendit”. Sipas tij, LSI-ja ka shprehur në vazhdimësi shqetësimin e saj për moszgjidhjen përfundimtare të çështjeve të pronësisë në vend. Një shqetësim i tillë për drejtuesin e LSI-së është ngritur dhe nga faktori ndërkombëtar, i cili ka vënë theksin në faktin se moszgjidhja e kësaj çështjeje do të ndikojë negativisht në proceset integruese për vendin. “Tashmë këtij shqetësimi i bashkohet edhe Bashkimi Evropian, duke e trajtuar atë me të drejtë si një kusht për integrimin e mëtejshëm të vendit në BE”, - nënvizoi Haxhinasto. Por parë në këtë këndvështrim, LSI-ja nuk ka vonuar të lëshojë dhe kritikat e radhës për qeverisjen aktuale, e cila sipas Haxhinastos ka dështuar në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. “Dështimi i qeverisë ‘Berisha’ në zgjidhjen e problemit të pronësisë është dështimi më i rëndë i kësaj qeverie në politikat e saj zhvillimore, pasi zgjidhja e kësaj çështjeje kushtëzon gjithë politikat e tjera sektoriale, zhvillimin e bujqësisë, turizmin, infrastrukturën dhe veçanërisht kushtëzon tërheqjen e investimeve të huaja”, - u shpreh Haxhinasto lidhur me këtë çështje. Sipas tij, qeveria “Berisha” nuk ka një vizion të qartë për zgjedhjen e problemeve me pronat, edhe pse mbi këtë çështje ka pasur asistencën e partnerëve ndërkombëtarë. “Pavarësisht asistencës në projekte strategjive të shumta në këtë sektor, që kanë angazhuar partnerë ndërkombëtarë e agjenci të specializuara, si Bankën Botërore, USAID-in, misionin Euralius etj., qeveria ‘Berisha’ nuk ka një vizion dhe një strategji të integruar, që t’i japë përfundimisht zgjidhje kësaj çështjeje në Shqipëri, që të kthejë pronën te pronari dhe të çlirojë në qarkullimin ekonomik milionat e ngurtësuara në çështje pronësore të pazgjidhura”, - vlerësoi Haxhinasto. Duke shkuar më tej me kritikat e tij, kryetari i KDK-së theksoi “në këta vjet të qeverisjes së saj kjo qeveri e ka rënduar problemin, në vend që ta zgjidhë atë”. Njëkohësisht, duke qenë më i drejtpërdrejtë në qëndrimin e kësaj partie mbi veprimet e qeverisë “Berisha” lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave, Haxhinasto deklaroi se “me mungesë të plotë transparence, me një filozofi klienteliste dhe elektorale, kjo qeveri ka komplikuar bazën ligjore, ka krijuar konfuzion në kompetencat e agjencive që merren me këtë çështje, siç është rasti i kompetencave të ALUIZNI-t, dhe ka shpërdoruar edhe fondet buxhetore për kompensimin e pronarëve”. Pra, e majta vijon të lëshojë një sërë kritikash dha akuzash lidhur me hapat e hedhur nga kjo qeveri për menaxhimin dhe trajtimin e kësaj çështje, duke premtuar ndërkohë se me ardhjen në pushtet do të gjendet zgjidhja e duhur për të.