E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficeri i Briskut që vrau shokun dënohet me 13 vjet

07/02/2009  Në gjykatë ai ndryshon kualifikimin e veprës

TIRANË- Gjykata e Tiranës dënoi dje me 13 vjet burg të pandehurin Arjan Avdo. Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjitha provat e organit të akuzës e pa të domosdoshme të ndryshoi kualifikimin e veprës penale. Fillimisht Arjan Avdo erdhi në gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim. Me këtë akuzë i përfundoi konkluzionet e saj edhe Prokuroria, e cila kërkoi dënimin e tij me 18 vjet burg. Akuzën e Prokurorisë e kundërshtoi që në fillim edhe vet i pandehuri, i cili i tha gjykatës se janë manipuluar provat e gjetura në vendin e ngjarjes. Gjykata në vendimin e saj konkludoi se Arjan Avdo nuk e ka kryer vrasjen me paramendim, por me dashje me qëllim. Ndërsa është gjendur fajtorit për veprën penale, gjykata çmoi se i pandehuri duhet të dënohet me 13 vjet burg dhe vuajtja e dënimit të filloi që në momentin e arrestimit të tij. Një nga dëshmitë kyçe kundër Avdos ka qenë ajo e Milazim Shehut. I akuzuar për vrasjen e Dorian Vuçiterrnës në prill të vitit 2007, Arjan Avdo edhe pse ka kundërshtuar disa herë akuzën dhe e ka akuzuar për manipulim të provave duhet të vuaj dënimin e dhënë dje nga gjykata. Ka pranuar vrasjen, por nuk ka pranuar faktin se ka qëlluar veten më pas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›