Depresioni rozë
Edi Lesi
Zhvillimet në Partinë Socialiste janë sot lajmi i ditës, jo vetëm sepse debati i brendshëm është një aset tashmë i njohur i kësaj force politike, por sidomos për interesin publik që ekziston rreth fatit të opozitës që është një nga institucionet më të rëndësishme në vend....Socialistët po konfirmojnë dyshimet e mëparshme se janë futur në një cikël gjenerues krize, dhe kursi i Edi Ramës nuk bëri më shumë veç sa e thelloi depresionin rozë. Problemi i madh i socialistëve sot nuk është thjesht zëvendësimi i kryetarit me një tjetër, por gjetja e një lideri. Udhëheqësi frymëzues duket se mungon në radhët e të majtës. Nëse i kalon në sitë një për një të gjithë ata që janë peshat e rënda të Partisë Socialiste, zor se gjen dikë që do të mundë Sali Berishën në zgjedhjet e ardhshme politike. Paradoksalisht, njeriu më i fuqishëm sot në PS është kryetari Rama, i cili sapo ka humbur garën elektorale, duke e bërë të pashmangshme përplasjen me nenin e statutit që i ndërpret mandatin, një penalitet që ai vetë e pagëzoi me ndryshimet që bëri. Mirëpo, ashtu sikurse malësori i viseve të ftohta përgatitet me shumë dru zjarri për dimrin e gjatë, edhe Rama sikur ta parandiente se qëndrimi në opozitë do të zgjaste më shumë se katër vite, e mbushi partinë, strukturat drejtuese dhe grupin parlamentar me Qemal Stafët e tij besnikë. Kështu që Asambletë dhe kongreset nuk pritet të servirin gjë tjetër, përpos asaj çka gatuhet në kuzhinën e Ramës. Nuk do shumë mend për ta parashikuar se çarja në PS do të thellohet sa më shumë të rrijë Rama në krye të saj. Mirëpo, ky mbetet sërish një shqetësim i vogël krahasuar me faktin se opozita nuk ka sot një lider. Dhe mesa shihet, ai ende nuk është shfaqur dhe nuk njihet publikisht. Ata që njihen dhe që trajtohen me shumë dashuri nga media, në fakt nuk gëzojnë staturën dhe profilin për ta sjellë në pushtet këtë formacion në një të ardhme të afërt. Edhe xhindi që kishin në shishe, Fatos Nano, fluturoi pa plotësuar asnjë nga tre dëshirat e të majtës.
PS-ja nuk është e vetmja parti fatkeqe në botë që po kalon një përvojë të këtillë. Dihet se laburistët anglezë qëndruan në opozitë për më shumë se dy dekada, derisa u shfaq Tony Blair, i cili me karizmën e tij i ktheu reston kundërshtarëve, duke bërë që konservatorët të vuajnë gati njësoj politikisht, të përfshirë në ciklin e tyre të krizës. E përbashkëta e të dy rasteve është se si laburistët ashtu edhe konservatorët nuk ranë në batak për shkak se u mungonin programet apo idetë. Ishte pikërisht mungesa e udhëheqësit të fortë, frymëzues dhe bindës që i çoi ata në gjendje kënete për shumë vite.
Pikërisht ky kryetar i mungon socialistëve dhe pamundësia që ata kanë sot dhe ndoshta dhe nesër për ta lindur një të tillë, bën që lideri i të djathtës të luajë si të dojë në skenën politike, pasi ka mbetur praktikisht pa kundërshtarë. Dhe mesa dihet kryetari i PD-së nuk është shumë i lumtur për këtë, pasi kjo rrezikon të kthehet në një ndeshje të mërzitshme që i largon tifozit. Kësisoj, jo vetëm Sali Berisha do të rrijë gjatë në pushtet, por nuk është çudi që edhe pasardhësi i tij politik të gjejë të njëjtat kushte komode.