TEC-et me qymyr, fobi, paragjykim apo tabu
Sazan GURI
Ndjehem sinqerisht keq, kur megjithëse është folur e shkruar kaq shumë për TEC-et me naftë apo me qymyr, ende luhet me politizime konceptesh dhe jo me vlera shkencore, ende çirren si në tubimet e paskrupullta gjatë fushatave elektorale, pa sqaruar raportet, që me të drejtë ekzistojnë tek çdo popull apo qytetar, midis fobisë ndaj TEC-it me qymyr, tabusë, paragjykimit të trashëguar (kujtojmë TEC-et e viteve të para ‘90, që punonin pa filtra dhe me mazut me përmbajtje squfuri 4-5-6%) dhe një realiteti krejt ndryshe të TEC-eve me qymyr sot, për shkak të lëvizjeve ambientale, globale e antiglobale, ku qytetarët e duhur kanë bindur qeverinë, më saktë e kanë detyruar atë, që së bashku me kompanitë e bizneseve të energjisë të stisin teknologjinë e duhur, e thënë ndryshe pa pasoja në mjedis apo në shëndetin njerëzor.
Janë këto lëvizje, që një grup jo i vogël edhe këtu në Shqipëri kërkon të ngjiz, që kanë shtrënguar shkencën dhe shkencëtarët, që krahas zhvillimit bujqësor të kemi kontrollin ekologjik me anë të agromjedisit, që krahas lëvrimit të arkitekturës të kemi arkitekturën ekologjike, që krahas hidroteknikës të kemi shkencën e mosndotjes së ujërave, që krahas kërkim-zhvillimeve për naftë e gaz të kemi disiplinën e re se si të mos ndotim me to ambientin, që krahas të drejtës publike të kemi edhe të drejtën e mjedisit etj., etj.
Po aq e vërtetë është kjo, edhe në fushën e kimisë teknologjike. Dikur inxhinierët kimistë projektonin se si mund të ngriheshin oxhaqe për të hedhur sa më lart mbetjet e hirta e fluturuese, sot kemi shkencë kimike që llogarit, jo thjesht lartësitë e tyre, por analizon se si këto oxhaqe, në kombinim me filtrat, jo më mekanikë, e theksojmë jo më mekanikë, por kimikë, elektrostatik-manjetik, që është po aq teknologji sa vetë TEC-i dhe po aq i kushtueshëm, të arrijnë të kenë ndikim zero në distancën x, pikërisht, atje ku fillon jeta urbane ose të kenë ndikim minimal në mjedis për një zonë me rreze 2-3 km.
Në këtë kuptim, nuk ka rëndësi, nëse akshën vendimmarrës ngre një teknologji me bazë fosile, si naftë, qymyr, gaz apo uran. Rëndësi ka, nëse ky vendimmarrës ka zgjedhur vendin e duhur, (në kuptimin - sheshin e duhur), ku objektivisht ndikimet zvogëlohen, për shkak të parametrave specifikë që ka toka, uji dhe ajri në këtë shesh. Rëndësi ka nëse ky vendimmarrës ka zgjedhur teknologjinë e duhur, në kuptimin që kjo teknologji është ‘Rangalle’ (second hand), sikundër Pekini ka blerë në vendet tona fqinj, apo është ‘normale’ sikundër punon TEC-i i Brindizit qysh 20-30 vjet, apo është ‘Green Teknologji’, sikundër janë të gjithë TEC-et në Gjermani, sot, apo duhet të kërkojmë, pse jo teknologji «State of Arts», duke qenë se ata po na lusin ne për një copëz tokë dhe për një treg zero të CO2.
Për ata që nuk merren me kësi çështjesh studimore, diferenca e ndikimeve të teknologjive të mësipërme në mjedis dhe shëndetin njerëzor është si të themi 100 njësi e para, 50 njësi e dyta, 10 njësi e treta dhe një njësi e katërta. Bëjeni vetë krahasimin. Rëndësi ka, nëse ky vendimmarrës ka zgjedhur midis dy apo tre alternativave të paraqitura brenda teknologjisë ‘State of art’. Rëndësi ka, nëse ky vendimmarrës, teknologjinë e zgjedhur e ka bërë pronë të qytetarëve apo të idesë së tij fikse, me disa këshilltarë, që kurrë nuk thonë kurrë.
Po kaq herë është dhe përfitimi midis shesheve (siteve). P.sh., nëse gjiri i Vlorës e vërtit ndotjen rreth akuariumit të saj, duke bërë që të flejë ndotja për 80 vjet në rrafshin horizontal dhe për 200 vjet në atë vertikal, mikro-gjiri i Porto Romanos e flak dhe e shpërndan të njëjtën ndotje si të Vlorës për disa orë, për shkak të rrymave detare e të hapura që ajo vetë ka. Ose nëse ajri i Vlorës e përplas dhe e grumbullon ndotjen, le të themi normale, e vogël në malet përreth saj, duke e kthyer në shi acid, Porto Romanoja fushë e përhap apo e tret në distancë atë. Tjetër, nëse Vlora e vertikalizon ndotjen drejt thellësive deri në 70 m me rërë e pastaj drejt detit, Porto Romano e mban në gjirin e saj, për shkak të përmbajtjes argjilore apo aftësisë thithëse që ajo ka, sikundër Marinza që e ka lejuar ndotjen pa fre të naftave të saj deri në 80-100 cm. Kjo parafrazë na jep mundësinë për t’ju treguar juve të dashur lexues, se sa e rëndësishme është vendzgjedhja, ku 50 kritere me nga pesë nënkritere secila të udhëzojnë se ku ngrihet një vepër strategjike dhe ku jo, që për fat të keq, as vendimmarrësit shqiptarë, as ata politikanë e as ca si ekspertë mjedisi, e as ca si inxhinierë nuk kanë bërë vëmendjen e duhur për t’i zotëruar këto koncepte të dala nga eksperienca botërore (EPA dhe EEA - respektivisht, agjencitë mjedisore të Amerikës dhe të Europës) dhe jona njëherësh, megjithëse janë thënë jo pak herë.
Jo më kot, qysh më 2001, e kemi mbështetur zonën e Porto Romanos për ngritjen e një zone industriale dhe/ose energjetike, në kuptimin e lehtësirave teknologjike, dhe me konceptet e fituara nga studimet mjedisore bashkëkohore e kemi mbështetur prapë atë, edhe në kuptimin mjedisor, qysh kur diskutoheshin gjëmat me naftë në Vlorë. Por, dikush nga mediat donte të gjente skupin e lajmeve, jo thelbin e alternativës që shtrohej, dikush nga politikanët bënte sikur nuk ia kapte veshi, sepse kishin gatuar atë gjellë me petroliferë, që mbante erë pa e futur në kuzhinë, dikush nga qytetarët, edhe durrsakë, mendonin se murtaja është larg oborrit tim, dikush nga gjoja ekspertët e mjedisit mbante radhën për ndonjë kothere buke nga projekte që dilnin nga punëra që ndaheshin natën dhe dikush bënte gjoja sikur ndeshesh me alternativat tona, e theksoj me këndvështrimet tona për të fituar një post karrige. E tmerrshme?! Çdo njeri që ndeshej me konceptet tona alternative rritej si me magji në pozitë dhe e shikoje të nesërmen drejtor drejtorie.
Dhe vjen një ditë, kur qytetari i shkretë nuk orientohet dot, kur politikani opozitar ia fut kot, kur eksperti mjedisor manovron me fobinë, me tabunë, me paragjykimin ndaj TEC-eve me qymyr dhe jo me arritjet e tij në realitetin e sotëm botëror. E vërteta që do t’i themi hap pas hapi për informim dhe formim të qytetarëve, që iu kemi edukimin borxh, është se sot në botë janë TEC-et me qymyr që punojnë dhe jo ata me naftë, sikundër nuk u ndje gjysma e vlonjatëve apo 90% e popullsisë shqiptare, dje. Pyesni dhe do të merrni vetëm një përgjigje, që të gjitha shtetet europiane kanë TEC-e me naftë dhe e fusin në lojë me urdhër të mbretit, presidentit apo kryeministrit për ditë të këqija, si qëmoti gjyshet tona përdornin mallin e ruajtur në sepetet e pajës. Kështu do të jetë dhe TEC-i i Vlorës, që me të drejtë na duhej një i tillë, por jo në Vlorë, arsyet e jo-së të së cilës tashmë gjenden në ‘Carta kanta’ ose në letra që ngelen (Letra indulge). Në shkrime të tjera do të tregojmë pse ndërtohen sot kudo TEC-e me qymyr, raportet e tij me ato me bazë nafte, me bazë gazi, me mbetje urbane, pse mbyllen ato me naftë, cila teknologji e bën TEC-in me qymyr të jetë më i mirë se ai me gaz, pa le me atë me naftë, raportet e tij me detin apo kontinentin, raportet me energjinë e gjelbër (ujë, erë, diell, gjeotermi), etj. Dhe së fundi, a është vlerë TEC-i 1600 MW apo dëm. Mbase duhet 500-600 MW? Mbase duhet teknologji tipikisht gjermane.