Policia britanike fshehu skandalin e David Brown
Policia britanike ndihmoi
mbulimin e një skandali
të tmerrshëm abuzimi
seksual në një jetimore
misionare në Tiranë. Zyrtarë të
lartë ranë dakord që të mbanin
sekret detaje për homologët e
tyre në Shqipëri, pasi drejtori britanik
i jetimores, David Brown,
i bindi ata se, megjithëse me
fëmijët ishte abuzuar seksualisht
në jetimoren e tij, ai nuk kishte
pasur të bënte me këtë.
Brown, 57 vjeç, një punonjës
humanitar evangjelist, i cili ka
themeluar jetimoren "Fëmijët e
tij" shtatë vjet më parë, u konsiderua
fajtor për "marrëdhënie
seksuale" me të mitur. Duke e
dënuar atë me 20 vjet në një
burg të sigurisë së lartë në Shqipëri,
gjykatësi Gerti Hoxha tha
se shtëpia ishte përdorur si "një
kamuflim" për abuzime seksuale.
Ai shpreson se dënimi do të
shërbejë si një paralajmërim për
pedofilët e tjerë.
Duke u mbajtur me vështirësi
në këmbët e tij, Brown ishte
shoqëruar jashtë sallës së gjyqit.
Dy britanikë të tjerë që punonin
në jetimore mbeten në gjykim
mbi rolin e tyre në këtë abuzim.
Dino Christodoulou, 45 vjeç, një
kujdestar për terapinë sociale
nga Blackburn-i në Lancashire,
dhe Robin Arnold, 56 vjeç, një
tregtar nga Cromer në Norfolk,
u ekstraduan në Shqipëri prej
Britanisë në muajin maj. Streha
ku Brown kujdesej për 40 fëmijë
të braktisur dhe të mitur, është
mbyllur nga policia shqiptare në
muajin maj 2006. Dhjetë fëmijë,
të moshës midis 4 dhe 13 vjeç, i
deklaruan policisë shqiptare se
mbi ata ishte abuzuar seksualisht
nga Brown dhe dy britanikët e
tjerë. Në disa raste, fëmijët pohuan
se ishin mbajtur të mbyllur
në një galeri, të izoluar dhe të
përdhunuar.
Hetimi në Britani
Por një hetim ka treguar se
Shërbimi Kombëtar Britanik për
Zbulimin e Aktivitetit Kriminal
(National Criminal Intelligence
Service, NCIS) mori detaje mbi
këto abuzime që 18 muaj para
arrestimeve, në dhjetor 2004
dhe nuk ia kaloi ato homologëve
shqiptarë. Brown u dha anëtarëve
të NCIS, të vendosur në rajon për
të luftuar krimin e organizuar,
shpjegime pikëlluese të abuzimeve
që kishin pësuar djemtë në
shtëpinë e tij, por nuk pranoi se ai
ishte i përfshirë. Në bazë të fjalës
së tij, zyrtarët vendosën të mos
informonin policinë shqiptare
mbi këto abuzime.
Përpara se të fliste me hetuesit,
Brown kërkoi këshilla
nga miku i tij, Alan Moir, një
ish-inspektor policie në pension
nga Inverness. Moir, 64 vjeç, i cili
kishte mbështetur funksionimin
e shtëpisë, organizoi një takim në
një hotel në kryeqytet me zyrtarë
nga NCIS. Në këtë takim, Brown
pretendoi se Christodoulou, të
cilin ai e kishte lejuar të kthehej
në Blackburn, kishte abuzuar
seksualisht me fëmijët prapa
krahëve të tij. Ai nuk tha asgjë
mbi përfshirjen e pretenduar
të Arnold dhe tha se nuk kishte
pasur asnjë njohje paraprake se
fëmijët kishin qenë dëmtuar.
"Morëm një vendim se ne
nuk do të raportonim (abuzimin)
tek autoritetet", thotë Moir.
"Ne e dimë se çfarë do të kishte
ndodhur, nëse dikush do të ishte
arrestuar dhe fëmijët do të ishin
rikthyer në rrugë". I pyetur nëse
kjo përbënte një fshehje nga
ana e tyre, Moir përgjigjet: "Ky
është një përshkrim i drejtë dhe
i kujdesshëm. Ne e mbajtëm atë
sekret nga shqiptarët. Por nuk
ishte se ne donim të fshihnim
ndonjë gjë. Ne ishim duke u
përpjekur të mbronim fëmijët,
të hapnim një strehë të re dhe të
bënim diçka të mirë për ta. Kjo
ishte pikëpamja ime në atë kohë.
Unë mund ta kem pasur gabim.
Duke parë mbrapa, unë ndihem
i mashtruar nga David. Në atë
kohë kisha përshtypjen se kjo
ishte një shtëpi e vërtetë".
NCIS kontaktoi policinë e Lancashire,
duke kërkuar informata
mbi Christodoulou dhe garantoi
se ai nuk ishte duke u marrë me
fëmijë. Asnjë hetim nuk ishte bërë
mbi Arnold, i cili kishte pasur dy
dënime për sjellje të pahijshme
ndaj fëmijëve, të cilat datonin
në vitet 1980, duke e lënë atë të
lirë të udhëtonte për në Malawi
në atë që ai e përshkruante si një
mision ndihme, ku kishte takuar
fëmijë ndërsa u mësonte "Biblën".
Nuk ka pasur asnjë përpjekje për
të shpëtuar fëmijët ciganë në
strehën jetimore, ku Brown flinte
me djemtë në krevatin e tij.
"Shumë prej nesh ishin në
siklet mbi atë që kishte ndodhur
atje", thotë një prift, i cili kishte
rënë dakord të mos informonte
policinë shqiptare mbi strehën.
"Por ne besonim se David ishte
një njeri i mirë. Dhe ne nuk donim
që e gjithë ajo punë e mirë që
kishat tona kishin bërë, të lidhej
me jetimoren e David".
Në maj 2006, Brown kishte
përshtypjen se përpjekja për t‘u
fshehur kishte pasur sukses dhe
parashikonte të hapte një tjetër
shtëpi nën një emër të ri. Moir
dërgoi rreth 20000 euro nga paratë
e tij për në Shqipëri, të cilat ai
tha se ishin për një depozitë mbi
tokën ku ata mund të ndërtonin
një strehë të re. Por për Brown,
loja kishte marrë fund. Duke
marrë informata mbi një rrjet të
mundshëm pedofilie që vepronte
brenda vendit, autoritetet shqiptare
mbyllën jetimoren e rrënuar,
arrestuan Brown dhe, disa muaj
më vonë, ekstraduan Christodoulou
dhe Arnold për të dalë
përpara gjyqit në Tiranë.
Fshehja e krimit
Vetëm atëherë, 18 muaj pasi
zyrtarëve britanikë u ishte thënë
për abuzimet në jetimore, filloi
një hetim i plotë kriminal. Një
zyrtar i lartë i policisë britanike,
i përfshirë në këtë hetim, thotë
se ai ishte "befasuar" kur zbuloi
se abuzimi ishte mbuluar nga
kolegë të tij. "Baza e vërtetë
për mbrojtjen e fëmijës është:
shpëtimi i fëmijëve", tha ai, duke
shtuar se "vendimi që ishte marrë
nga dhjetori 2004 ishte qartazi
një gabim. Ai ka rrezikuar jetën e
fëmijëve të pambrojtur". Në një
deklaratë, Agjencia për Krimin
e Rëndë të Organizuar (SOCA),
e cila ka marrë funksionet nga
NCIS, mohoi se zyrtarët e saj
ishin përfshirë në mbulimin e
krimit, duke saktësuar se akuzat
"i paraprijnë krijimit të SOCA"
dhe komunikimi midis agjencive
britanike të zbatimit të ligjit dhe
atyre shqiptare prej asaj kohe,
është përmirësuar. "Nuk ka pasur
asnjë mbulim. Marrëdhëniet me
shqiptarët në 2004-ën nuk kanë
asnjë krahasim me marrëdhëniet
që SOCA ka zhvilluar prej 2006-
ës. Në të njëjtën kohë, zyrtarët
vepruan mbi bazën e këshillës
më të mirë të mundshme në ato
rrethana. Marrëdhënia e shkëlqyer
që ne kemi tani ka çuar në
daljen përpara gjyqit në Shqipëri
të tre shtetasve britanikë".
I intervistuar në burg përpara
verdiktit të gjykatës, të tre
britanikët e akuzuar i deklaruan
gazetës "The Guardian" se me
fëmijët ishte abuzuar në strehëz.
Por të gjithë mohojnë implikimin
e tyre personal në abuzim, duke
akuzuar njëri-tjetrin. Christodoulou
thotë se fëmijët kanë
qenë inkurajuar që të thonin
gënjeshtra mbi të. "Është mizore
për dikë që të përdorë fëmijët
kundër meje", u shpreh ai. Arnold
tha se, megjithëse ai në të kaluarën
kishte kryer marrëdhënie
të turpshme me fëmijë, ishte i
pafajshëm ndaj akuzave. "Unë
jam këtu sepse Zoti është duke
më përdorur mua për t‘i vënë
poshtë këta bastardë të tjerë", u
shpreh ai. Avokatët mbrojtës të
të dyve kanë vënë në dyshim vlefshmërinë
e dëshmive të dhëna
nga fëmijët, duke pretenduar se
ato ishin "manipuluar" nga prokuroria.
Brown i përshkroi Christodoulou
dhe Arnold, të cilët ai
i akuzon për abuzimet, si "ujqër
me lëkurë qengji". Ai e përshkroi
gjyqin e tij si "ditën time në kryq".
"Jam babai i këtyre fëmijëve dhe e
kam për detyrë nga Zoti t‘i mbroj
ata", u shpreh ai.
mbulimin e një skandali
të tmerrshëm abuzimi
seksual në një jetimore
misionare në Tiranë. Zyrtarë të
lartë ranë dakord që të mbanin
sekret detaje për homologët e
tyre në Shqipëri, pasi drejtori britanik
i jetimores, David Brown,
i bindi ata se, megjithëse me
fëmijët ishte abuzuar seksualisht
në jetimoren e tij, ai nuk kishte
pasur të bënte me këtë.
Brown, 57 vjeç, një punonjës
humanitar evangjelist, i cili ka
themeluar jetimoren "Fëmijët e
tij" shtatë vjet më parë, u konsiderua
fajtor për "marrëdhënie
seksuale" me të mitur. Duke e
dënuar atë me 20 vjet në një
burg të sigurisë së lartë në Shqipëri,
gjykatësi Gerti Hoxha tha
se shtëpia ishte përdorur si "një
kamuflim" për abuzime seksuale.
Ai shpreson se dënimi do të
shërbejë si një paralajmërim për
pedofilët e tjerë.
Duke u mbajtur me vështirësi
në këmbët e tij, Brown ishte
shoqëruar jashtë sallës së gjyqit.
Dy britanikë të tjerë që punonin
në jetimore mbeten në gjykim
mbi rolin e tyre në këtë abuzim.
Dino Christodoulou, 45 vjeç, një
kujdestar për terapinë sociale
nga Blackburn-i në Lancashire,
dhe Robin Arnold, 56 vjeç, një
tregtar nga Cromer në Norfolk,
u ekstraduan në Shqipëri prej
Britanisë në muajin maj. Streha
ku Brown kujdesej për 40 fëmijë
të braktisur dhe të mitur, është
mbyllur nga policia shqiptare në
muajin maj 2006. Dhjetë fëmijë,
të moshës midis 4 dhe 13 vjeç, i
deklaruan policisë shqiptare se
mbi ata ishte abuzuar seksualisht
nga Brown dhe dy britanikët e
tjerë. Në disa raste, fëmijët pohuan
se ishin mbajtur të mbyllur
në një galeri, të izoluar dhe të
përdhunuar.
Hetimi në Britani
Por një hetim ka treguar se
Shërbimi Kombëtar Britanik për
Zbulimin e Aktivitetit Kriminal
(National Criminal Intelligence
Service, NCIS) mori detaje mbi
këto abuzime që 18 muaj para
arrestimeve, në dhjetor 2004
dhe nuk ia kaloi ato homologëve
shqiptarë. Brown u dha anëtarëve
të NCIS, të vendosur në rajon për
të luftuar krimin e organizuar,
shpjegime pikëlluese të abuzimeve
që kishin pësuar djemtë në
shtëpinë e tij, por nuk pranoi se ai
ishte i përfshirë. Në bazë të fjalës
së tij, zyrtarët vendosën të mos
informonin policinë shqiptare
mbi këto abuzime.
Përpara se të fliste me hetuesit,
Brown kërkoi këshilla
nga miku i tij, Alan Moir, një
ish-inspektor policie në pension
nga Inverness. Moir, 64 vjeç, i cili
kishte mbështetur funksionimin
e shtëpisë, organizoi një takim në
një hotel në kryeqytet me zyrtarë
nga NCIS. Në këtë takim, Brown
pretendoi se Christodoulou, të
cilin ai e kishte lejuar të kthehej
në Blackburn, kishte abuzuar
seksualisht me fëmijët prapa
krahëve të tij. Ai nuk tha asgjë
mbi përfshirjen e pretenduar
të Arnold dhe tha se nuk kishte
pasur asnjë njohje paraprake se
fëmijët kishin qenë dëmtuar.
"Morëm një vendim se ne
nuk do të raportonim (abuzimin)
tek autoritetet", thotë Moir.
"Ne e dimë se çfarë do të kishte
ndodhur, nëse dikush do të ishte
arrestuar dhe fëmijët do të ishin
rikthyer në rrugë". I pyetur nëse
kjo përbënte një fshehje nga
ana e tyre, Moir përgjigjet: "Ky
është një përshkrim i drejtë dhe
i kujdesshëm. Ne e mbajtëm atë
sekret nga shqiptarët. Por nuk
ishte se ne donim të fshihnim
ndonjë gjë. Ne ishim duke u
përpjekur të mbronim fëmijët,
të hapnim një strehë të re dhe të
bënim diçka të mirë për ta. Kjo
ishte pikëpamja ime në atë kohë.
Unë mund ta kem pasur gabim.
Duke parë mbrapa, unë ndihem
i mashtruar nga David. Në atë
kohë kisha përshtypjen se kjo
ishte një shtëpi e vërtetë".
NCIS kontaktoi policinë e Lancashire,
duke kërkuar informata
mbi Christodoulou dhe garantoi
se ai nuk ishte duke u marrë me
fëmijë. Asnjë hetim nuk ishte bërë
mbi Arnold, i cili kishte pasur dy
dënime për sjellje të pahijshme
ndaj fëmijëve, të cilat datonin
në vitet 1980, duke e lënë atë të
lirë të udhëtonte për në Malawi
në atë që ai e përshkruante si një
mision ndihme, ku kishte takuar
fëmijë ndërsa u mësonte "Biblën".
Nuk ka pasur asnjë përpjekje për
të shpëtuar fëmijët ciganë në
strehën jetimore, ku Brown flinte
me djemtë në krevatin e tij.
"Shumë prej nesh ishin në
siklet mbi atë që kishte ndodhur
atje", thotë një prift, i cili kishte
rënë dakord të mos informonte
policinë shqiptare mbi strehën.
"Por ne besonim se David ishte
një njeri i mirë. Dhe ne nuk donim
që e gjithë ajo punë e mirë që
kishat tona kishin bërë, të lidhej
me jetimoren e David".
Në maj 2006, Brown kishte
përshtypjen se përpjekja për t‘u
fshehur kishte pasur sukses dhe
parashikonte të hapte një tjetër
shtëpi nën një emër të ri. Moir
dërgoi rreth 20000 euro nga paratë
e tij për në Shqipëri, të cilat ai
tha se ishin për një depozitë mbi
tokën ku ata mund të ndërtonin
një strehë të re. Por për Brown,
loja kishte marrë fund. Duke
marrë informata mbi një rrjet të
mundshëm pedofilie që vepronte
brenda vendit, autoritetet shqiptare
mbyllën jetimoren e rrënuar,
arrestuan Brown dhe, disa muaj
më vonë, ekstraduan Christodoulou
dhe Arnold për të dalë
përpara gjyqit në Tiranë.
Fshehja e krimit
Vetëm atëherë, 18 muaj pasi
zyrtarëve britanikë u ishte thënë
për abuzimet në jetimore, filloi
një hetim i plotë kriminal. Një
zyrtar i lartë i policisë britanike,
i përfshirë në këtë hetim, thotë
se ai ishte "befasuar" kur zbuloi
se abuzimi ishte mbuluar nga
kolegë të tij. "Baza e vërtetë
për mbrojtjen e fëmijës është:
shpëtimi i fëmijëve", tha ai, duke
shtuar se "vendimi që ishte marrë
nga dhjetori 2004 ishte qartazi
një gabim. Ai ka rrezikuar jetën e
fëmijëve të pambrojtur". Në një
deklaratë, Agjencia për Krimin
e Rëndë të Organizuar (SOCA),
e cila ka marrë funksionet nga
NCIS, mohoi se zyrtarët e saj
ishin përfshirë në mbulimin e
krimit, duke saktësuar se akuzat
"i paraprijnë krijimit të SOCA"
dhe komunikimi midis agjencive
britanike të zbatimit të ligjit dhe
atyre shqiptare prej asaj kohe,
është përmirësuar. "Nuk ka pasur
asnjë mbulim. Marrëdhëniet me
shqiptarët në 2004-ën nuk kanë
asnjë krahasim me marrëdhëniet
që SOCA ka zhvilluar prej 2006-
ës. Në të njëjtën kohë, zyrtarët
vepruan mbi bazën e këshillës
më të mirë të mundshme në ato
rrethana. Marrëdhënia e shkëlqyer
që ne kemi tani ka çuar në
daljen përpara gjyqit në Shqipëri
të tre shtetasve britanikë".
I intervistuar në burg përpara
verdiktit të gjykatës, të tre
britanikët e akuzuar i deklaruan
gazetës "The Guardian" se me
fëmijët ishte abuzuar në strehëz.
Por të gjithë mohojnë implikimin
e tyre personal në abuzim, duke
akuzuar njëri-tjetrin. Christodoulou
thotë se fëmijët kanë
qenë inkurajuar që të thonin
gënjeshtra mbi të. "Është mizore
për dikë që të përdorë fëmijët
kundër meje", u shpreh ai. Arnold
tha se, megjithëse ai në të kaluarën
kishte kryer marrëdhënie
të turpshme me fëmijë, ishte i
pafajshëm ndaj akuzave. "Unë
jam këtu sepse Zoti është duke
më përdorur mua për t‘i vënë
poshtë këta bastardë të tjerë", u
shpreh ai. Avokatët mbrojtës të
të dyve kanë vënë në dyshim vlefshmërinë
e dëshmive të dhëna
nga fëmijët, duke pretenduar se
ato ishin "manipuluar" nga prokuroria.
Brown i përshkroi Christodoulou
dhe Arnold, të cilët ai
i akuzon për abuzimet, si "ujqër
me lëkurë qengji". Ai e përshkroi
gjyqin e tij si "ditën time në kryq".
"Jam babai i këtyre fëmijëve dhe e
kam për detyrë nga Zoti t‘i mbroj
ata", u shpreh ai.