"Kryeziu", policia pyet banorët e zonës
Misteri i zhdukjes së
Ismet Kryeziut vazhdon
të mbajë nën
presion policinë, që
gjatë ditës së djeshme nuk ka
sjellë në dritë asnjë fakt të ri mbi
fatin e tij. Kjo ka detyruar edhe
Prokurorinë e Tiranës që të regjistrojë
zhdukjen e tij, thjesht si
çështje e një personi të larguar
nga banesa, pavarësisht emrit
apo funksionit të tij. Çështja e
mbuluar me mister për fatin e 54-
vjeçarit, tashmë ka mbetur vetëm
në dorën e njerëzve që mund ta
kenë parë për herë të fundit, por
edhe kjo linjë ndërpritet te bashkëshortja
Anila Leli, e cila ka bërë
denoncimin për largimin e tij që
prej gjashtë ditësh, pikërisht pasditen
e së shtunës.
Policia e Tiranës, gjatë ditës së
djeshme ka ngarkuar detyra të
reja për grupin e punës, ku ka
kërkuar të merren në pyetje banorët
e zonës në të cilën po qëndronte
prej disa ditës Ismet Kryeziu.
Kështu, agjentë të policisë,
me foton e tij me vete, kanë shkuar
në zonën e Alliasit dhe kanë
marrë në pyetje persona të ndryshëm,
me shpresën se ndokush
mund ta ketë parë, apo do jepte
ndonjë informacion të vlefshëm
për të. Sipas të dhënave, janë
marrë në pyetje disa banorë të
ndryshëm, të cilët kanë deklaruar
se e njohin Ismet Kryeziun
edhe nëpërmjet medias, por asnjë
nuk dinte gjë për të, që ditën e
shtunë. Nga informacionet operative,
policia ka mundur të kontaktojë
me një person, i cili e kishte
parë edhe herë të tjera Ismet
Kryeziun. Ai është shprehur se e
shihte shpesh atë duke lëvizur në
këmbë, por nuk ka mundur të
saktësojë ditën e shtunë. Në këto
kushte, policia ka ngritur dyshime
se mos ai ka rënë pre edhe i ndonjë
rrëmbimi ordiner. Mbi këtë
pistë hetimore, policia tha se po
verifikohen gjithë personat e dyshuar
të zonës për vepra të ndryshme
penale, pre e të cilëve
mund të ketë rënë Ismet Kryeziu,
duke qenë një person jo i zonës.
Mbi këtë argument, policia shpjegon
se ai edhe mund të ketë pasur
një fat tragjik.
Megjithatë, me faktet e
mbledhura, prokuroria nuk ka
mundur ta regjistrojë ndryshe
këtë çështje, veçse një largim nga
banesa. Prokuroria ka nguruar
për ta cilësuar atë të zhdukur, përderisa
nuk ka fakte për rrëmbim
të tij. Gjithashtu, grupi hetimor
nuk ka mundur të gjejë fakte ndaj
aktivistit për çështje kombëtare,
Ismet Kryeziu, për kërcënime,
konflikte apo mosmarrëveshje
me persona të tjerë, me qëllim investigimin
e mëtejshëm mbi dokumentimin
e plotë të kësaj ngjarjeje
të mistershme. Në denoncimin
e bashkëshortes, Anila Leli,
është shënuar ora 18:00 e së shtunës,
kur i shoqi është larguar
nga banesa, me justifikimin se do
pinte kafe me dy miq, ish-pjesëmarrës
në UÇK, por që pas verifikimeve
policia ka zbuluar se ai
jo vetëm që nuk i ka takuar ata,
por as ka komunikuar së fundmi
me telefon. Ismet Kryeziu është i
identifikuar për policinë edhe si
mik i Remzi Hoxhës, biznesmenit
të zhdukur vite më parë nga
agjentë të SHIK-ut. Njohjen mes
tyre e ka konfirmuar edhe e shoqja,
e cila deklaroi se ata të dy janë
njohur në Kosovë shumë vite më
parë, në frontin e rezistencës.
Kryeziu, më së fundmi, ishte aktivist
në Aleancën për Ardhmërinë
e Kosovës.
Ismet Kryeziut vazhdon
të mbajë nën
presion policinë, që
gjatë ditës së djeshme nuk ka
sjellë në dritë asnjë fakt të ri mbi
fatin e tij. Kjo ka detyruar edhe
Prokurorinë e Tiranës që të regjistrojë
zhdukjen e tij, thjesht si
çështje e një personi të larguar
nga banesa, pavarësisht emrit
apo funksionit të tij. Çështja e
mbuluar me mister për fatin e 54-
vjeçarit, tashmë ka mbetur vetëm
në dorën e njerëzve që mund ta
kenë parë për herë të fundit, por
edhe kjo linjë ndërpritet te bashkëshortja
Anila Leli, e cila ka bërë
denoncimin për largimin e tij që
prej gjashtë ditësh, pikërisht pasditen
e së shtunës.
Policia e Tiranës, gjatë ditës së
djeshme ka ngarkuar detyra të
reja për grupin e punës, ku ka
kërkuar të merren në pyetje banorët
e zonës në të cilën po qëndronte
prej disa ditës Ismet Kryeziu.
Kështu, agjentë të policisë,
me foton e tij me vete, kanë shkuar
në zonën e Alliasit dhe kanë
marrë në pyetje persona të ndryshëm,
me shpresën se ndokush
mund ta ketë parë, apo do jepte
ndonjë informacion të vlefshëm
për të. Sipas të dhënave, janë
marrë në pyetje disa banorë të
ndryshëm, të cilët kanë deklaruar
se e njohin Ismet Kryeziun
edhe nëpërmjet medias, por asnjë
nuk dinte gjë për të, që ditën e
shtunë. Nga informacionet operative,
policia ka mundur të kontaktojë
me një person, i cili e kishte
parë edhe herë të tjera Ismet
Kryeziun. Ai është shprehur se e
shihte shpesh atë duke lëvizur në
këmbë, por nuk ka mundur të
saktësojë ditën e shtunë. Në këto
kushte, policia ka ngritur dyshime
se mos ai ka rënë pre edhe i ndonjë
rrëmbimi ordiner. Mbi këtë
pistë hetimore, policia tha se po
verifikohen gjithë personat e dyshuar
të zonës për vepra të ndryshme
penale, pre e të cilëve
mund të ketë rënë Ismet Kryeziu,
duke qenë një person jo i zonës.
Mbi këtë argument, policia shpjegon
se ai edhe mund të ketë pasur
një fat tragjik.
Megjithatë, me faktet e
mbledhura, prokuroria nuk ka
mundur ta regjistrojë ndryshe
këtë çështje, veçse një largim nga
banesa. Prokuroria ka nguruar
për ta cilësuar atë të zhdukur, përderisa
nuk ka fakte për rrëmbim
të tij. Gjithashtu, grupi hetimor
nuk ka mundur të gjejë fakte ndaj
aktivistit për çështje kombëtare,
Ismet Kryeziu, për kërcënime,
konflikte apo mosmarrëveshje
me persona të tjerë, me qëllim investigimin
e mëtejshëm mbi dokumentimin
e plotë të kësaj ngjarjeje
të mistershme. Në denoncimin
e bashkëshortes, Anila Leli,
është shënuar ora 18:00 e së shtunës,
kur i shoqi është larguar
nga banesa, me justifikimin se do
pinte kafe me dy miq, ish-pjesëmarrës
në UÇK, por që pas verifikimeve
policia ka zbuluar se ai
jo vetëm që nuk i ka takuar ata,
por as ka komunikuar së fundmi
me telefon. Ismet Kryeziu është i
identifikuar për policinë edhe si
mik i Remzi Hoxhës, biznesmenit
të zhdukur vite më parë nga
agjentë të SHIK-ut. Njohjen mes
tyre e ka konfirmuar edhe e shoqja,
e cila deklaroi se ata të dy janë
njohur në Kosovë shumë vite më
parë, në frontin e rezistencës.
Kryeziu, më së fundmi, ishte aktivist
në Aleancën për Ardhmërinë
e Kosovës.